Haxhinasto: Kodi i ri të sigurojë barazinë e votës
Kodi i ri zgjedhor duhet të sigurojë barazinë e votës. Sipas numrit 2 në Lëvizjen Socialiste për Integrim Edmond Haxhinasto reforma zgjedhore duhet të ketë në thelb të saj barazinë e votës së qytetarëve shqiptarë.
Duke iu referuar afateve të punës së komisionit Edmond Haxhinsto është shprehur para mediave se një proces i tillë është i lidhur ngushtësisht me integrimin e vendit, çka e bën çështjen parësore në axhendën politike.
Pas takimit me ministrin e jashtëm të Gjeorgjisë, kreu i diplomacisë shqiptare foli edhe për sa i përket situatës së krijuar në kufirin jugor të vendit me Greqinë ku disa gjyqtarë u kthyhen në kufi nga pala greke.
“Ne i kemi dërguar një kërkesë palës greke në lidhje me këtë çështje dhe kur të ketë edhe një përgjigje atëherë ne do të paraqesimin edhe qëndrimin tonë” theksoi Haxhinasto.
Ndërkaq në takimin me homologun gjeorgjian Grigol Vashadze, minsitri Haxhinasto konfirmoi mbështetjen që Shqipëria i jep këtij vendi për t`u bërë pjesë e aleancës euroatlantike. Nga ana e tij ministri Vashadze vlerësoi mbështetjen që i jep vendi ynë Gjeorgjisë për këtë çështje. Po ashtu palët thanë se është rënë dakort për forcimin shumëplanësh mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë.