E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti e integrimi, Sekui: Duhet konsensus

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sekui tha sot se uron që zgjedhja e Presidentit të ri të bëhet në rrugën e duhur.

I pyetur nga gazetarët nëse mund të ketë një President i cili do të zgjidhet në mënyrë konsensuale, Sekui u përgjigj; uroj që të bëhet në këtë mënyrë.

Ambasadori i BE-së, u pyet edhe për procesin e integrimit të Shqipërinë, ku u shpreh se nëpërmjet konsensusit palët duhet të gjejnë rrugën drejt integrimit të vendit.

Ne jemi në Shqipëri për të ndihmuar për integrimin në Bashkimin Europian. Kjo është një rrugë e vështirë por jo e pamundur- tha Sekui.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›