E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto: LSI në qeveri për vizat dhe pavarësinë e gjyqësorit

 

Kryetari i Komitetit Drejtues të LSI-së, Edmond Haxhinasto, deklaroi dje se Konventa konkludoi se dalja nga kriza aktuale ekonomike, reformat e integrimit evropian, lëvizja e lirë e shqiptarëve në BE, reforma zgjedhore dhe pavarësia e gjyqësorit do të jenë objektiva kryesore edhe për koalicionin e ardhshëm qeverisës. “Konventa vlerësoi vendimin e LSI për pjesëmarrje në koalicionin qeverisës, si alternativën e vetme për të garantuar stabilitet politik në vend dhe për të vazhduar proceset integruese”, deklaroi Haxhinasto gjatë një konferencë për shtyp. Konventa Kombëtare e LSI miratoi dje një Rezolutë për pjesëmarrjen e LSI në bashkëqeverisje me Partinë Demokratike, si fituese e zgjedhjeve të 28 Qershorit 2009, si dhe mandatoi Metën të negociojë me Kryetarin e Partisë Demokratike për krijimin e koalicionit qeverisës. “Konventa ishte një shembull i qartë i funksionimit të demokracisë së brendshme në Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe pasqyrë e hapësirave për shprehjen e mendimit ndryshe dhe për respektimin e tij”, përfundoi Haxhinasto.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›