E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi: PS gaboi, aplikoi taktikat e 2001-2005 me aleatët

 

Kreu socialdemokrat Skënder Gjinushi në një konferencë për shtyp në selinë e kësaj partie i bëri një analizë të hollësishme humbjes së koalicionit të PS-së në zgjedhjet e 28 qershorit. Sipas tij, PS vazhdon t’i trajtojë aleatët e saj me mentalitetin e vjetër të zgjedhjeve të 2001 dhe 2005. “PS ka gabuar, sepse ky sistem zgjedhor, pavarësisht kapriçove të tij, papërshtatshmërisë së tij kishte vetëm një zgjidhje optimizmin e aleancës; ky sistem kërkonte pikërisht që në PS të mos rilindnin taktika, mentalitete të dikurshme që aleatët t’i përdorim për mbështetje, por sa më pak mandate dhe mundësisht, që të gjitha frytet e bashkëpunimit të shkonin vetëm tek PS”, u shprehu kreu socialdemokrat. Sipas Gjinushit, fatkeqësisht këtë taktikë të gabuar në 2001, këtë taktikë të deformuar në 2005, PS e ripërdori në 2009, madje duke kaluar edhe në mashtrim elektoral që vota për PSD, votë për Berishën, votë për PSD shkon dëm. Me një bashkëpunim të pastër, të sinqertë, absolutisht e majta përsëri do të ishte fituese, megjithë tradhtinë e LSI dhe manipulimet e Berishës”.
“Alibia e përplasjes Rama–Meta nuk mund të shërbejë më për të justifikuar këtë veprim. PSD vlerëson se zgjedhjet janë kontratë me popullin, deformimi i mandateve, lëvizja, shitja e mandateve nuk ka të bëjë se shite PS se ndihmove PD, por me kontratën që ke lidhur me votuesit; ke kërkuar votën për të shkulur Berishën, ta përdorësh për këtë; ke kërkuar votën për ndryshim t’u ofrosh votuesve ndryshimin; ke kërkuar votën për të shkulur qeverinë e Gërdecit do t’i ofrosh vendit një qeveri anti-Gërdec”, u shpreh Gjinushi. Kreu socialdemokrat akuzon dhe LSI-së për bashkëpunimin e saj me PD-në në qeverisje. “Zgjedhjet e majta u shitën dhe u drejtuan keq, për dy arsye: sepse LSI u pozicionua “forcë” më vete që në fillim, kjo mund të ishte e drejtë e saj, por këtë pozicionim e shoqëroi me një luftë publike dhe thirrje të hapur për të mos votuar të majtën dhe me një kërkesë, synim të qartë që të mos fitonte as e majta, as e djathta, që I. Meta të kishte dorën e lirë për të luajtur kryeministrin dhe ai meqë nuk zuri dot vendin e Saliut, kapi atë të Jozefinës”, tha Gjinushi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›