Udhëzimi, ministrat të hartojnë projektbuxhetin për vitin 2010
Gjatë mbledhjes se qeverisë, kryeministri Berisha udhëzoi ministrat e kabinetit qeveritar që deri në fund të muajit korrik të finalizohet projektbuxheti i vitit 2010. Lidhur me këtë kryeministri Berisha kërkoi që ky buxhet të jetë buxheti i antifragmentarizmit. Kryeministri theksoi se është mjaft e rëndësishme dhe duhet të jetë e prerë që në këtë buxhet të ketë përqendrim në projektet më të mëdha dhe qenësore, në mënyrë që të mos shkohet në fragmentim. Kryeministri gjithashtu nënvizoi se fragmentimi është një dukuri që e avullon buxhetin dhe e bën atë të pandjeshëm. Kryeministri Berisha kërkoi nga ministrat e kabinetit qeveritar shkurtim të shpenzimeve operative në masën 10 për qind, në një kohë kur ekonomia botërore po kalon një krizë financiare. Gjithashtu kryeministri u shpreh se në hartimin e projektbuxhetit të vitit 2010 ministritë e kabinetit qeveritar do të asistohen në çdo hap dhe në mënyrë permanente nga Ministria e Financave.
9 Korrik 2009