Legalizimet, qeveria miraton pagesën nëpërmjet letrave me vlerë
Si do të procedojnë qytetarët për të paguar 80% të detyrimit me letrat me vlerë. Qeveria parashikon uljen e taksës së ndikimit në infrastrukturë me 0.5%
Eljona Ballhysa
Kryeministri Berisha arriti ta kthejë dje në vendim qeverie premtimin elektoral për të paguar 80% të vlerës së legalizimit të objekteve informale nëpërmjet letrave me vlerë. Gjatë ditës së djeshme kryeministri Berisha mblodhi për të dytën herë pas zgjedhjeve të 28 qershorit kabinetin qeveritar që miratoi një sërë vendimesh që gjatë fushatës elektorale ishin premtuar nga kryetari i PD-së. Ndryshimet e miratuara dje në ligjin e legalizimeve parashikojnë që qytetarët të paguajnë 80% të detyrimit financiar për legalizimin e objektit informal me letrat me vlerë dhe pjesën tjetër nëpërmjet parave. Ndryshimet në ligj parashikojnë që pjesa tjetër e sipërfaqes që parashikohej të paguhej në bazë të çmimit të truallit sipas vlerës së tregut, me miratimin e ndryshimeve në ligj kjo 50% e kësaj sipërfaqeje mund të paguhet nëpërmjet letrave me vlerë. Qeveria gjithashtu ka ulur taksën e ndikimit në infrastrukturë, e cila nga 2% është bërë 0.5% të vlerës së investimit. Të gjithë këto masa lehtësojnë financiarisht qytetarët që janë interesuar të legalizojnë objektin e ndërtuar pa leje.
Procedimi
Ekspertët kanë parashikuar ndryshimin e Nenit 17 të ligjit të legalizimeve, që parashikonte shlyerjen e detyrimeve financiare nëpërmjet pagesës monetare. Ndryshimet përfshijnë mundësinë e shlyerjes së detyrimit edhe nëpërmjet letrave me vlerë ose bonove të privatizimit. “Pagesa për legalizimin e ndërtimeve pa leje bëhet: në lekë, në vlerë të plotë monetare të pasurisë; me bono privatizimi. Bonot e privatizimit, për legalizimin e ndërtimeve pa leje mund të përdoren nga disponuesit, që janë në proces legalizimi. Bonot e privatizimit të përfituara nga ish-të përndjekurit politikë dhe nga subjektet e tjera gjatë procesit të privatizimit të pronës shtetërore kanë të njëjtin trajtim me bonot e tjera të privatizimit. Taksat, tatimet dhe detyrimet e tjera financiare, që lidhen me kalimin e të drejtës së pronësisë bëhen vetëm në lekë”, - shkruhet në shtesën e Nenit 17, që i është bërë ligjit të legalizimeve. Në ligj është parashikuar që të ardhurat që arkëtohen nga procesi i legalizimit të shkojnë për Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe të përdoren për kompensimin financiar të ish-pronarëve.
“Të ardhurat e arkëtuara nga procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje transferohen në buxhetin e shtetit, për Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, si fond kompensimi financiar”, - shkruhet në ligj.
Ndërsa përsa u përket personave që kanë kryer pagesat për legalizimin e ndërtimeve përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, në ndryshimet e miratuara dje është parashikuar që këta persona do të përfitojnë lehtësira të ndryshme. “Për të përfituar nga e drejta e pagesës me bono privatizimi për pjesën e mbetur të detyrimit apo për rikthimin e shumave të paguara në lekë, në këmbim të dorëzimit të bonove të privatizimit, personat duhet të paraqesin kërkesë, me shkrim pranë ALUIZNI-it brenda 3 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji”, - shkruhet në ndryshimet e ligjit të legalizimeve.
Deklarata
Kryeministri Berisha gjatë fjalë së mbajtur dje në mbledhjen e qeverisë u shpreh se këto ndërhyrje në ligjin e legalizimeve bëhen në përputhje me premtimin elektoral, për të lejuar përdorimin e letrave me vlerë në pagesën e ndërtimeve që do të legalizohen. “Lidhur me letrat me vlerë, pas një analize shumë serioze të juristëve, ata mendojnë se duhet të ndërhyhet patjetër në ligjin e legalizimeve, pasi ky ligj ka të përcaktuar që pagesa bëhet në lekë. Kështu që duhet të ndërhyjmë në ligj, në përputhje me premtimin e bërë. 80 për qind të vlerës së të gjithë sipërfaqes që i takon në përputhje me ligjin do ta paguajnë me letra me vlerë”, - është shprehur Berisha. Kryeministri sqaroi se për sipërfaqet jashtëligjore, që ligji e parashikon me vlerë tregu, 50% e tyre do të paguhen me letra me vlerë. “Në qoftë se një personi i takon të legalizojë banesën dhe 300 m2 në përputhje me ligjin, ai 80 për qind do t’i ketë, pra, ashtu siç janë përcaktimet ligjore. Sipërfaqja ekstra, që është jashtë parashikimit ligjor të procesit të legalizimit dhe që është parashikuar të paguhet me vlerën e tregut, do të jetë 50 me 50”, - u shpreh kryeministri.
Kryeministri tha se gjithashtu se qeveria ul në masën 0.5% të vlerës së banesës për legalizim taksën e infrastrukturës “Është bërë dhe një ndërhyrje jashtëzakonisht e domosdoshme për procesin e legalizimit. Është ulur taksa e infrastrukturës. Duke qenë se ky është një proces masiv, është vendosur që kjo taksë të jetë 0.5% e vlerës së banesës për legalizim”, - tha kryeministri.
9 Korrik 2009