E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto: Mbështesim liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës

26-07-2011 / Gazeta 55

Zv/kryeministri njëherësh dhe ministër i Jashtëm, Edmond Haxhinasto e cilësoi të rëndësishëm procesin e liberalizimit të vizave. Në një takim të zhvilluar me administratën kosovare, ministri deklaroi se dhe Kosova do të jetë së shpejti pjesë e procesit të liberalizimit të vizave, që qytetarët të lëvizin lirë në zonën “Schengen”.
“Kosova duhet të jetë sa më parë pjesë e këtij procesi. Këtë fund viti ju do të keni udhërrëfyesin dhe do të filloni me plotësime konkrete për standardet. Shqipëria mbështet me forcë këtë proces që qytetarët e Kosovës të lëvizin të lirë në hapësirën “Schengen”. Rajoni duhet të integrohet mes vetes dhe në Evropë”, u shpreh ministri.
Po ashtu ai ka bërë thirrje për arritje konkrete të marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbinë, duke shprehur edhe në këtë drejtim përkrahjen që Shqipëria i jep Kosovës. Sipas tij, procesi i dialogut duhet të jetë një dialog me rezultate konkrete, marrëveshje konkrete të cilat zbatohen. “Shqipëria mbështet këtë lloj dialogu me këtë lloj cilësie”, theksoi gjatë fjalës së tij ministri.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›