Lubrifikantët e rrezikshme dhe gomat,kontrolle serviseve në Elbasan
26/07/2011 Ndotja, Agjencia rajonale e Mjedisit survejon derdhjen në mjedis
ELBASAN- Mbrojtja e Mjedisit duket se ka sjell një aksion të gjerë në të gjitha serviset e makinave në Elbasan. Agjencia rajonale e Mjedisit në Elbasan ka nisur monitorimin e rreptë të autoservisëve të makinave dhe subjekteve që merren me shitjen apo grumbullimin e gomave. Sipas drejtorit Adi Madhi, kontrollet janë mbështetur edhe në udhëzimin e ligjit për administrimin e mbetjeve të rrezikshme. Kështu gjatë muajve qershor-korrik inspektorët e mjedisit në Elbasan kanë ushtruar kontrolle në të gjitha serviset e automjeteve në qytetin e Elbasanit, në periferi, në anë të rrugëve automobilistike dhe në afërsi të pikave turistike. Sipas drejtorit Madhi, subjekteve u është kërkuar të hapin një regjistër të veçantë për sasinë dhe llojin e vajrave lubrifikante të përdorura nga makinat ku kryhen servilet, si dhe grumbullimi dhe etiketimi i tyre në fuçi e ambalazhe të veçanta. Për vajrat e grumbulluara është kërkuar që të kryhen marrëveshje me subjektet e licencuara për këtë qëllim. “Me anë të këtyre masave ne synojmë të mbrojmë mjedisin nga derdhjet pa kriter të këtyre lubrifikanteve, të cilat janë mjaft të rrezikshme për jetën e qytetarëve dhe dëmtojnë rëndë mjedisin”. Nën kontroll kanë qenë edhe pikat e grumbullimit të gomave të vjetra, të cilat shpesh i tregtojnë ato për subjekte që disponojnë furra ose edhe për djegie për përfitim të hekurit si skrap. Për subjektet që nuk respektojnë detyrat e lëna është paralajmëruar ndëshkim ligjor e mbyllje të aktivitetit. Operacioni i kontrollit vazhdon dhe rezultatet pritet të bëhen publike në fund të muajit. L. Lleshi