Azilantët fierakë në prag urie, s’ka fonde për ushqimin
26/07/2011 Çdo person i moshës së tretë, 280 lekë në ditë, problem dhe rruga ngjitur me godinën
FIER- Kushtet e këqija të jetesës dhe sidomos ushqimit, si dhe mungesa e sinjalistikës rrugore në afërsi të Shtëpisë së të Moshuarve janë dy nga kërkesat më imediate me të cilat po përballet ky institucion. Sipas drejtores së Shtëpisë së të Moshuarve, Vasilika Mëngjesi, shumë e të hollave prej 280 lekësh në ditë e përcaktuar për përballimin e ushqimit dhe jetesës për secilin të moshuar është e pamjaftueshme. Kjo shumë duhet të ndryshojë menjëherë në rritje dhe arsyeja kryesore e pamjaftueshmërisë së ushqimit për të moshuarit dhe më gjerë është rritja e çmimeve për artikujt ushqimorë. Gjithashtu mungesa e sinjalistikës rrugore në afërsi të Shtëpisë së të Moshuarve në Fier, përbën një tjetër problem, që në njëfarë mënyre gjen të pambrojtur njerëzit e moshës së tretë që jetojnë këtu. Vendosja e tabelave paralajmëruese në rrugë do t’i ndihmonte drejtuesit e mjeteve që të ecin me kujdes për shmangien e aksidenteve të mundshme, duke pasur parasysh edhe këtë grupmoshë delikate. Ulja e shpejtësisë së automjetit në afërsi të këtij institucioni të ngritur buzë rrugës automobilistike gati në qendër do të ndihmonte drejtuesit dhe të moshuarit për ngjarje të pakëndshme.
Ushqimi
“Problematike është gjendja ushqimore e të moshuarve në këtë shtëpi të përbashkët”,-ka pohuar drejtorja e Shtëpisë së të Moshuarve, Vasilika Mëngjesi. Deri tani kuota mujore për përballimin e 3 vakteve ushqim plus dhe shërbim shëndetësor është 280 lekë të reja në ditë për person. Kjo kuotë kuptohet që është në kufijtë e mjerimit, e papërballueshme për të mbuluar shpenzimet e ushqimit duke pasur parasysh edhe rritjen e çmimeve të çdo artikulli ushqimor. Edhe në shërbimin social ne kemi ngritur zërin që duhet të rishikohet ky fond për të përballuar jetesën”.
Për sa i përket plotësimit të ditës me aktivitete të ndryshme ky institucion po bën çmos që të bëjë të mundur argëtimin e moshës së tretë. Punonjësja sociale Danila Roqi që merret drejtpërdrejt me këta të moshuar, sqaron se i kushtohet vëmendje e veçantë kësaj kategorie. Kështu gjatë stinës së verës janë zhvilluar ekskursione që janë çuarja e të moshuarve në bregdetin e Semanit, aktivitet që bëhet në çdo muaj të vitit. Një tjetër argëtim është biblioteka që vë në dispozicion të të moshuarve libra për lexim. Problem kryesor duket se është për këtë institucion është integrimi i njerëzve të moshës së tretë me pjesën tjetër të shoqërisë. “Në këtë institucion ndodhet edhe një bibliotekë ku të moshuarit marrin libra dhe lexojnë gjatë kohës së lirë”,-thotë punonjësja sociale Danila Roqi. Një pjesë e të moshuarve dalin edhe jashtë këtij institucioni duke u bërë pjesë aktive e qytetit dhe bëhen pjesë e jetës së këtij komuniteti”. A. Damini