Haxhinasto: “Mesazhi i PSE, debati të zhvillohet në Kuvend”
Autori i Lajmit: Redaksia
Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Haxhinasto, i ka bërë thirrje opozitës të kthehet në Kuvend. Haxhinasto theksoi se mesazhi për PS-në për të ndryshuar kursin e saj politik, për ta zhvendosur luftën dhe debatin politik nga rruga në Parlament, u dha shumë i qartë edhe gjatë punimeve të Kongresit të 8-të të Partisë së Socialistëve Evropianë, ku mori pjesë edhe LSI-ja me një delegacion të kryesuar nga Kryetari i saj, Ilir Meta. “Marrëveshja është shumë e qartë. Unë e përsëris sërish se mesazhi që erdhi nga Kongresi i PSE-së, që lufta politike, konkurrimi politik, debati politik zhvillohet në Parlament. Në Parlament janë të gjitha mundësitë për të realizuar ato kërkesa që ka PS-ja. Dhe Bild, të jeni të bindur që në këtë linjë e ka bërë deklarimin e djeshëm dhe jo vetëm z.Bild, por dhe përfaqësues të tjerë të tjerë të lartë të presidencës së BE-së, të Komisionit Evropian”, - tha dje Haxhinasto. Aq më tepër shtoi ai, që edhe familja politike e Partive Socialiste Evropiane që normalisht është një forum i partive socialiste dhe socialdemokrate, e ka thënë me forcë në të gjitha takimet qoftë me parti anëtare të këtij forumi, por dhe me drejtuesit e tjerë të lartë, si me Presidentin e ri të zgjedhur, Rasmussen, që theksoi se rruga e komunikimit politik në Shqipëri duhet të jetë ajo e institucioneve. “Pra, PS-ja të kthehet në Parlament dhe ta zhvillojë gjithë aktivitetin e saj aty dhe jo në rrugë”, - tha ai. Numri dy i LSI-së ka vënë në dyshim dhe zgjedhjen me të drejta të plota të PS-së si anëtare e PES, duke pohuar se ajo u bë anëtare e asociuar që është një status automatik që marrin partitë e vendeve që kanë përfunduar Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA). “Pra nuk kemi të bëjmë me asnjë meritë të veçantë të PS-së apo të kryetarit të saj, por është një meritë e Shqipërisë që ka realizuar marrëveshjen e MSA-së”, - ka pohuar ai ndërsa ka rimohuar ekzistencën e një rezolute të PES ku të theksohej zgjidhja e krizës dhe hapja e kutive të votimit për zgjedhjet 28 Qershorit të zhvilluara në vendin tonë. Po dje Haxhinasto ka përshëndetur dhe mitingun e 8 Dhjetorit, duke pohuar se ai ishte shprehja më e qartë e vullnetit të shqiptarëve për të vazhduar rrugën e nisur të reformave që i çojnë ata më afër Bashkimit Evropian. “Uroj që gjithkush ta ketë lexuar dhe kuptuar mirë mesazhin e djeshëm, veçanërisht lidershipi i Partisë Socialiste, dhe të reflektojë duke pasur parasysh përgjegjësitë politike dhe institucionale, përgjegjësi që sigurisht nuk kanë të bëjnë as me bojkotin, as me qëndrime destruktive që dëmtojnë sado pak imazhin e vendit, por nuk cenojnë aspak stabilitetin politik e institucional të një vendi anëtar të NATO-s dhe aspirant për anëtar të BE”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 10/12/2009