Haxhinasto: Në diplomaci, edhe “diaspora e re”
Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, paraqiti dje në një takim me ambasadorët e huaj synimet e politikave të diplomacisë shqiptare. Në fjalën e tij shefi i diplomacisë shqiptare theksoi se një vend të veçantë në diplomacinë shqiptare do të ketë edhe “diaspora e re”.
“Diplomacia shqiptare është e gatshme që të japë më shumë kontribut në politikën e jashtme ndërkombëtare, tani në pozicionin e një anëtareje me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut të Veriut apo si pretenduese për anëtare në Bashkimin Evropian”, - theksoi Haxhinasto. Duke paraqitur edhe pikat qendrore ku do të krijohet boshti i diplomacisë shqiptare, rreth të cilit do të vërtiten të gjitha aksionet diplomatike, Haxhinasto theksoi se diplomacia shqiptare do të përballojë të gjitha sfidat e jashtme, duke nisur së pari nga kapacitetet ekonomike, për të cilat janë të qarta procedurat se si duhet vepruar.