Opozita e Bashkuar, Zogaj: Situatë e rëndë
Opozita e Bashkuar zhvilloi ditën e djeshme një mbledhje, e cila në qendër të saj kishte diskutimin e aleatëve të majtë ndaj zhvillimeve që ndodhën gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve për propozimin e PS-së për hetim parlamentar. “Situata është e rënduar dhe për këtë jemi të alarmuar. Kryeministri Berisha refuzoi gjithçka, ndërsa nuk pranon hetimin e zgjedhjeve. Berisha refuzoi Parlamentin Evropian dhe Komisionin Evropian”, - tha Zogaj, koordinatori i Opozitës së Bashkuar. Kështu, nga mbledhja u dol në përfundim se vendimi i marrë nga ana e mazhorancës thellon edhe më shumë krizën politike, por opozita do të vazhdojë luftën për zgjidhjen e situatës, edhe pse në tavolinë ende nuk ka një vendim konkret.