E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria Pas vizave bashkepunim me opoziten

Ministri i Puneve te Jashtme z. Edmond Haxhinasto takoi dje nje delegacion danez te kryesuar nga eurodeputetja Britta Thomsen. Delegacioni danez perbehej nga deputetja daneze Britta Thomsen Sekretari i Pergjithshem i Levizjes Evropiane me qender ne Bruksel Diogo Pinto dhe drejtues te Levizjes Evropiane qe operon ne Danimarke. Biseda u zhvillua rreth perfundimit me sukses te procesit te liberalizimit te vizave opinionit te Komisionit Evropian mbi aplikimin e Shqiperise per statusin e vendit kandidat marredheniet rajonale dhe angazhimit te Shqiperise ne NATO. Ministri i Puneve te Jashtme z. Edmond Haxhinasto u shpreh se qeveria shqiptare e konsideron liberalizimin e vizave nje hap shume te rendesishem ne procesin e integrimit evropian. Ai nenvizoi angazhimin e qeverise shqiptare per te vene ne zbatim te gjithe prioritetet e vendosura ne raportin analitik te fundit te Komisionit Evropian dhe per te shfrytezuar te gjitha rruget ligjore per zgjidhjen e ngercit politik. Ministri Haxhinasto vuri theksin ne sfidat e ardhshme si reformat ne sistemin e drejtesise forcimi i institucioneve te pavarura dhe berja e reformes elektorale ne bashkepunim me opoziten dhe ne perputhje me rekomandimet e raportit te fundit te OSBE/ODIHR-it per zgjedhjet. Interesimit te pales daneze lidhur me marredheniet rajonale ministri Haxhinasto iu pergjigj se marredheniet e fqinjesise se mire perbejne nje interes kombetar te Shqiperise dhe jane nje nga prioritetet e politikes se jashtme te saj. Miqte daneze shprehen interes edhe per politikat e ndjekura nga qeveria shqiptare per nxitjen e investimeve te huaja dhe eksperiencat e angazhimit te Shqiperise ne NATO.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›