E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat Topalli nuk i mungoi mitingut festiv

Nuk kishte si ti mungonte mitingut madheshtor te PD-se per liberalizimin e heqjes se vizave. Ne rast se nuk e pame ne krah te Kryeministrit Sali Berisha Jozefina Topalli kete here preferoi te qendronte mes anetareve te kabinetit qeveritar gjate kohes qe mijera kryeqytetas festonin momentin e bukur dhe historik te heqjes se vizave. Perkundrejt spekulimeve mediatike se Kryetarja e Kuvendit mungonte ne mitingun festiv te 12 nentorit Jozefina Topalli shfaqet prane ministrave te LSI-se Petrit Vasili dhe Edmond Haxhinasto por edhe nen shoqerine e zevendesministres se Mbrojtjes Zana Xhuka apo deputetes se qarkut te Lezhes Daulina Hoti. Pak me tutje qendronin ministri i Puneve Publike dhe Transporteve dhe deputeti i qarkut te Dibres Jemin Gjana. Topalli per asnje rast nuk u ka munguar mitingjeve te partise se saj dhe nuk kishte si te ndodhte ndryshe as ne festen e madhe te nates se 12 nentorit ne Tirane

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›