Postzgjedhjet, Topi takon ambasadorin e BE-së, Sequi
TIRANE- Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot paradite ambasadorin e BE-së Ettore Sequi. Takimi është zhvilluar në presidencë rreth orës 11:00. Nga asnjëri institucion nuk janë dhënë detaje të këtij takimi, ndërsa mendohet se situata postzgjedhore duhet të ketë qenë në qendër të diskutimeve mes dy zyrtarëve të lartë.
Takimi mes kreut të shtetit dhe Ambsadorit të Bashkimit Europian, vjen menjëherë pas deklaratës së baroneshes Ashton dhe të ministratave të Jashtëm të BE, të cilët i bëjnë apel palëve politike të nisin urgjentisht dialogun në vend dhe të presin qetësisht përmbylljen e procesit zgjedhor në Tiranë.
Ambasadori Sequi, së bashku me ambasadorin amerikan Arvizu, e ambasadorin e OSBE-së Wollfarth, kanë ndjekur nga afër gjithë procesin zgjedhor të 8 majit dhe kanë qenë protagonistë në përpjekjet për zgjidhjen e krizës politike në vend.
(s.g/balkanWeb)