Fullani: Duhet model i ri për rritjen ekonomike
TIRANE-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka deklaruar sot se për vendet e rajonit nevojiten reforma të reja ekonomike pasi janë dhe vendet me borxhe afatgjata.
Deklarata e Fullanit u bë sot në Tiranë gjatë seminarit të përbashkët të Universitetit të Oksfordit dhe Bankës së Shqipërisë.Sipas Fullanit nevojitet edhe për Shqipërinë nevojitet një model i ri për rritjen ekonomike dhe për këtë sugjeroi thithjen e teknologjive të reja.
“Koha ka ardhur të dizenjojmë një arkitekturë të re financiare, të dizenjojmë një urdhër të ri të mbikqyrjes globale dhe në të njëjtën kohë të dizenjojmë një model të ri rritjeje ekonomike. Ekonomitë tona vazhdojën të përshtaten duke siguruar rritje ekonomike. Por, i njëjti korigjim vërehet dhe me konkurentët tanë. Dy vitet e fundit Banka e Shqipërisë e ka fokusuar debatin në modelin e ri të rritjes ekonomike,si dhe identifikimin e faktorëve kryesorë të rritjes pasi indikatorët makrofinanciarë dhe të konkuershmërisë janë rritur tashmë. Për më tepër në këtë situatë konsolidimi i politikës fiskale është i dosmodoshëm për të garantuar në rritje pozitive ekonomike, por nuk është aspak i mjaftueshem për te garantuar ekulibrat makroenomike afatgagjatë të qëndrueshëm.
Politikat e rajonit duhet të synojnë tërheqjen e teknologjive bashkohore duke përputhur dhe përputhur atë me politikat zhvillimore në edukim, infrastrukturë, reformat sociale të punës, rëndësi dhe politikave mbështetëse", u shpreh sot Fullani.
Po kështu Guvernatori sugjeroi që meqë vendet e rajonit kanë dhe të njëjtët partnerë tregtarë më shumë se kurrë duhet të bashkëpunojnë mes tyre, me të njëjtat Banka.
(d.b/BalkanWeb)