E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto: Qeveria, jo presion ndaj Gjyqësorit

 

Kryetari i Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së, Edmond Haxhinasto, në emër të kësaj partie i bëri apel qeverisë të heqë dorë nga kontrolli mbi gjyqësorin. "Pa asnjë iluzion se kjo qeveri do të heqë dorë nga presioni mbi sistemin gjyqësor dhe pavarësinë e tij, në përsërisim kërkesën tonë për ngritjen e komisionit parlamentar për hetimin e tragjedisë së Gërdecit, hetim i cili do t'i japë transparencë një çështje që duket se do të përcaktojë edhe ecurinë e mëtejshme të integrimit të vendit në NATO dhe BE", u shpreh Haxhinasto. Përfaqësuesi i lartë i LSI-së vlerësoi shqetësimet e senatorëve amerikanë për nivelin e luftës ndaj korrupsionit nga qeveria shqiptare. "Shqetësimet e senatorëve amerikanë, për ngadalësimin e luftës kundër korrupsionit, dhe ngritja prej tyre e problemeve në përgatitjet e zgjedhjeve të vitit 2009, tregojnë se tullumbacet e demagogjisë qeveritare për gjoja suksese në reformat dhe performancën e saj janë shpuar dhe nuk mund të gënjejnë me aleatët tanë ndërkombëtarë", tha Haxhinasto.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›