E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Pronat e çamëve, presim ekspertët”

 

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Jorgo Kumucako, gjatë një komunikimi me mediat, është shprehur se çështja e pronave të shtetasve shqiptarë në Greqi është duke u parë nga bisedimet dypalëshe me ekspertët e të dy vendeve. "Përderisa ekziston Traktati i Miqësisë '96, presim rezultatet e ekspertëve për çështjet e pronave të çamëve. Mendoj se është me shumë interes të shohim rezultatet dypalëshe të ekspertëve të veçantë", u shpreh zëdhënësi i Jashtëm grek, Jorgo Komucaku, gjatë konferencës për shtyp i pyetur nga gazeta "Panorama". Por më 31 tetor përfundon dhe vetëdeklarimi i pronës pranë zyrave të Kadastrës, gjë që do të linte jashtë këtij deklarimi shtetasit shqiptarë, duke përfshirë dhe ata çamë. I pyetur rreth këtij problemi, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, u shpreh se kjo procedurë i takon Ministrisë greke të Ambientit. "Përsa i përket çështjes së Traktatit të Miqësisë të '96, e cila është dhe nën drejtimin e dikasterit tonë, do t'ju them se ky traktat në nenin konkret parashikon funksionimin e ekspertëve të veçantë që do të ekspertojnë një sërë kërkesash. Nëqoftëse këta ekspertë nxjerrin konkluzion, atëherë, mendoj se është më shumë interes të shohim rezultatet dypalëshe të ekspertëve të posaçëm. Ndërsa për kadastrën dhe rrezikun që kanos popullsinë çame nëse humbet të drejtën e kthimit të pronës së tyre, Kumucaku përgjigjet se "nuk është në vartësinë tonë, por në vartësi të Ministrisë së Ambientit, dhe pyetja duhet t'i drejtohet kësaj ministrie".   m.c

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›