E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto: SHISH, shërbim për forcimin e shtetit dhe mirëqenien e qytetarëve

15-12-2012 / Gazeta 55

Zëvendëskryeministri Edmond Haxhinasto Zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Edmond Haxhinasto mori pjesë dje në ceremoninë e organizuar me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Shërbimit Informativ Shqiptar. “Data e themelimit te Shërbimit Informativ jo vetëm simbolikisht përkon me 100- vjetorin e formimit të shtetit, por ishte largpamësi e firmëtarëve të pavarësisë, të cilët vlerësuan domosdoshmërinë e krijimit të këtij shërbimi, si një element i rëndësishëm shtetformues dhe si një shërbim për mbrojtjen e shtetit”, tha ministri Haxhinasto në fjalën e tij. Shërbimi i sotëm vazhdon të bazohet thellësisht në parimet e demokracisë dhe të realizojë misionin e tij duke respektuar me rigorozitet kuadrin ligjor të shtetit, tha Haxhinasto. Këto 20 vjetët e fundit, Shërbimi ka përmirësuar imazhin e vet duke u formatuar sipas standardeve ndërkombëtare demokratike, si një Shërbim që vepron në përputhje me kërkesat e shtetit ligjor. “Por sfidat në fushën e sigurisë dhe inteligjencës janë permanente dhe kërkojnë kapacitete të reja në fushën e aftësimit profesional, të teknologjisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar”, theksoi ministri në fjalën e tij, duke nënvizuar fushat e sfidave të sigurisë si: krimi i organizuar, korrupsioni, pastrimi i parave, trafiqet ilegale, krimi kibernetik, terrorizmi dhe ekstremizmi. Më tej Haxhinasto tërhoqi vëmendjen duke e konsideruar me rëndësi themelore koordinimin më të mirë midis agjencisë dhe institucioneve të tjera të vendit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›