Numërimi elektronik në Fier, skanimi i kartave në Tiranë
Zgjedhjet 2013-ë, KQZ merr vendimin
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi dje të miratojë projektin e sistemit të zgjedhjeve në Tiranë dhe Fier. Gjithçka i referohet zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, të vendosura për në 23 qershor 2013-ë. 1 milionë e 452 mijë euro është parashikuar të kushtojnë zgjedhjet në qarkun e Fierit. Kjo shifër paraprake e llogaritur nga KQZ i referohet makinerive që do të kryejnë numërimin elektronik në 7 Vendet e Numërimit të Votave të këtij qarku. Sipas kostove paraprake të llogaritura nga KQZ, skanerët që do të bëjnë leximin e votave kushtojnë minimalisht 15 mijë euro dhe maksimalisht 40 mijë euro. Serveri që do të kryejë llogaritjen e rezultateve të këtij numërimi shkon diku tek 56 mijë euro. Teknologjia në qarkun e Tiranës është llogaritur paraprakisht 2 milionë e 979 mijë euro. Në këtë qark do të kryhet leximi elektronik i kartave të identitetit në 1200 qendrat e votimit.
...