Gjoni: Qeveria injoron ish-ushtarakët nga detyrimet ligjore
Anëtari i Asamblesë Kombëtare të PS, Ilir Gjoni ka denoncuar denigrimin e qeverisë ndaj shtresës së ushtarakëve të FA, në rezervë, në lirim apo në pension pleqërie. Parlamenti shqiptar ka miratuar disa ligje, por Qeveria duke mos fshehur qëndrimin e saj të deklaruar e konfirmuar disa herë, kundër kësaj shtrese, i ka injoruar ato.
Kështu, ushtarakët e FA në lirim, në rezervë apo pension pleqërie, kanë ngelur të përbuzur dhe nuk kanë marrë atë që u takon të cilën shoqëria shqiptare ua ka akorduar nëpërmjet legjislacionit përkatës të miratuar në Parlament. Gjoni deklarimin e ministrit t렠 Financave se edhe trajtimi i ish ushtarakëve do të zgjidhet me paketën ligjore që po përgatit qeveria në kudër të pagesës suplementare për minatorët, naftëtarët dhe shtresa të tjera të shoqërisë, e ka cilësuar një mesazh më të qartë se qeveria aktuale nuk do ta zgjidhe problemin e trajtimit me pagesë suplementare të ish ushtarakëve.Flamujt e NATO-s të kthyer në ambalazhe të defekteve të qeverisë, nuk do të mund të mbulojnë këtë padrejtësi dhe turp ndaj ish ushtarakëve. Edhe ky episod flet për fallcitetin dhe mungesën e seriozitetit të reformave të qeverisë së korruptuar të Gërdecit, u shpreh Gjoni. Ai thekosi se ish ushtarakët nuk kërkojnë privilegje, ata kërkojnë vetëm të drejtat e tyre. Gjoni deklaroi se PS garanton të gjithë ushtarakët se pas 28 qershorit do të rivendosë, pa mëdyshjen më të vogël, në vend dinjitetin dhe të drejtat e tyre. Ai kujtoi se ligji bazë për trajtimin suplementar të ish ushtarakëve është miratuar në vitin 2005 me konsensus të plotë nga të dy krahët e politikës. Sipas Gjonit, në vend që mazhoranca e sotme të përcaktonte modalitetet për të vënë në zbatim këtë ligj, bëri të kundërtën, duke pezulluar zbatimin e këtij ligji, dhe e ndryshoi atë.