E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionet e ushtarakeve, dokumentet qe duhen

Tirane- Te gjithe personat qe kane dale ne pension para kohe pas vitit 1991 me statusin e ushtarakut, perfitojne pension suplementar. Nese me pare nga ky ligj perfitonin vetem ushtaraket aktive te Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise, me ligjin e ri te sapo dale, perfitojne edhe punonjesit e Policise se Shtetit kur jane aktive, me pagese kalimtare, ne pension pleqerie, studente kursante dhe ushtarake. Po keshtu, perfitojne edhe punonjesit e Gardes, qe gjenden ne karriere, punonjesit me status kursante, studentet ushtarake, ish-punonjesit e Gardes, qe jane ne dispozicion, ne pritje per riemerim ne detyre dhe ish-punonjesit e Gardes, qe kane dale ne rezerve, ose ne lirim. Kjo, pas hyrjes se ligjit numer 8869, te dates 25.3.2003 "per Garden e Republikes se Shqiperise", te ndryshuar, te cilet trajtohen me pagese kalimtare, apo qe kane dale ne pension. Perfitojne edhe punonjesit e Sherbimit Informativ te Shtetit, ne marredhenie pune me kete sherbim, ata ne lirim, me pagese kalimtare, si dhe kursantet. Punonjesit e Policise se Burgjeve, kur jane aktive me pagese kalimtare ne pension pleqerie, studente kursante dhe ushtarake, punonjesit e Policise se Mbrojtjes nga Zjarri dhe te Shpetimit, Punonjesit e Sherbimit te Kontrollit te Brendshem, si dhe anetaret e familjareve te personave. Ne kete kuader, ne Ministrine e Mbrojtjes, jane shtuar dhe kerkesat e bera nga ish-ushtaraket.
Si duhet te veprojne
Nje ish-ushtarak e liruar duhet te drejtohet te Sigurimet Shoqerore, ku kane vendbanimin, per te bere kerkesen. Personave qe iu lind e drejta e perfitimit, pajisen me dy kopje te kerkeses format dhe me listen e dokumenteve te nevojshme per dhenien e perfitimeve. Nje kopje e kerkeses, e plotesuar nga vete perfituesi, me te gjitha te dhenat, shoqeruar edhe me dokumentacion, dorezohet ne Drejtorine Rajonale te Sigurimeve Shoqerore, ndersa kopja tjeter e kerkeses u dergohet me poshte strukturave te ministrise, apo te institucioneve nga ku perfituesi eshte nxjerre ne rezerve, ose lirim. Te gjithe ish-ushtaraket duhet te dorezojne se bashku me flete-kerkesen, edhe dokumentacionin perkates. Ne rastin kur i interesuari kerkon perfitim te pensionit te parakohshem per vjetersi sherbimi, duhet qe te kete fotokopje te leternjoftimit elektronik te nenshkruar nga vete personi, ose certifikate personale me fotografi, certifikate familjare, deklarate individuale per gjendjen e punesimit, vertetim nga zyrat e Tatim-Taksave, nese ushtron veprimtari ekonomike, si punedhenes ose i vetepunesuar, vertetim nga zyra e regjistruar te pasurive, nese ka perfituar ose jo toke. Per te perfituar pension suplementar pleqerie, ose suplementar invaliditeti, personi duhet te kete fotokopje te leternjoftimit elektronik, ose certifikate personale me fotografi. Per te perfituar pension suplementar familjar, atehere personi i interesuar duhet te paraqese certifikate familjare dhe certifikaten e vdekjes. Nderkohe qe per te perfituar pension suplementar familjar, ne rastet kur personat kane humbur jeten ne detyre dhe per shkak te saj, si dokumentacione duhen certifikate familjare, certifikate vdekjeje dhe vertetim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane. Te gjitha dokumentet perkatese percillen me pas ne reparte, ose ne Ministrine e Mbrojtjes, e cila do te beje edhe verifikimet e saj.
Grupi i punes
Nje grup pune do te ngrihet ne Ministrine e Mbrojtjes, ku ka marre ne shqyrtim te gjitha kerkesat e ardhura nga Sigurimet Shoqerore. Specialistet te cilet jane duke u marre me kete ceshtje, bejne me dije se deri me sot jane rreth 17 mije kerkesa, nderkohe qe sqarojne se pervec kerkesave te ish-ushtarakeve te Ministrise se Mbrojtjes, ata do te ndihmojne ne kete proces edhe ish-ushtarake te Ministrise se Brendshme.
Redinalda Caushaj

Si do te behet perllogaritja
Paga referuese neto, eshte pagesa qe rezulton pas zbritjes, nga paga referuese, te kontributit te detyrueshem te sigurimit shoqeror dhe shendetesor, plus tatimin mbi te ardhurat personale, plus kontributin suplementar, sipas ketij ligji, te cilat mbahen nga paga.
Paga mesatare referuese llogaritet si mesatare e pagave referuese, sipas periudhave te qendrimit ne ate grade apo funksion
Paga mesatare referuese neto, eshte paga e barabarte me pagen referuese mesatare, pasi i zbritet shuma e kontributit te sigurimeve shoqerore shendetesore, tatimi mbi te ardhurat dhe kontributi suplementar, sipas ketij ligji, te cilat mbahen nga paga.
Pagat referuese te njesuara, rregullat e llogaritjes se pages referuese neto dhe rregullat e llogaritjes se pages mesatare refuzuese neto, per te gjithe karrieren, percaktohen me vendim te Keshillit te Ministrave.

Akti normativ
Ne aktin normativ te dates 5 nentor te vitit te kaluar, percaktohet se personi i parakohshem, per personat qe plotesojne kushtet e perfitimit, eshte 1,5 per qind e pages mesatare referuese mujore neto, per cdo vit sherbimi. Ne cdo rast, masa e pensionit te parakohshem nuk mund te jete me e ulet se pensioni baze, i percaktuar nga Keshilli i Ministrave, ne perputhje me ligjin nr 7703, date 11 maj te vitit 1993, "Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise", te ndryshuar.

Si realizohet perfitimi
Ministria e Mbrojtjes, ose Ministria e Brendshme, apo institucioni pergjegjes, ploteson formularin e posacem per periudhen e sherbimit dhe pagen referuese, sipas rregullave te percaktuara ne kete vendim. Me pas ato dergohen zyrtarisht ne Drejtorine Rajonale perkatese te Sigurimeve Shoqerore. Kjo e fundit, me kopjen e kerkeses, fotokopjen e leternjoftimit elektronik, fotokopjen e formularit te vjetersise se sherbimit, qe ndodhen ne dosjen e pensionit te pleqerise dhe me formularin e ri te vjetersise ne sherbim dhe te pages referuese, te derguara nga strukturat perkatese, krijon nje dosje per perfituesit. Me pas sigurimet shoqerore llogarisin masen e perfitimit mujor, harton vendimin per caktimin e pension udhe urdher-pageses, pergatit librezen e pensionit dhe i dergon ato ne destinacion per realizimin e pageses ne favor te perfituesit.

Grada
Kur funksioni, ose grada qe kishte perfituesi, nuk ekziston me, Ministri i Mbrojtjes, Ministri i Brendshem (Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Komandanti i Gardes), Ministri i Drejtesise dhe Drejtori i SHISH-it, me urdher, bejne njesimin e tyre me ato funksione, apo grada, qe jane ne fuqi ne castin e lindjes te se drejtes se perfitimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›