E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto: Situata në veri të Mitrovicës, shqetësuese

Ministri i jashtëm Edmond Haxhinasto ka deklaruar se situata në veri të Mitrovicës është shqetësuese për sigurinë në rajon dhe vendet e Kartës së Adriatikut mirëpresin çdo hap për arritjen e një marrëveshjeje mes palëve për qetësimin e situatës.

Duke folur në pas përfundimit të punimeve të Komisionit të Partneritetit të vendeve të A5 dhe SHBA-së, shefi i diplomacisë shqiptare theksoi gjithashtu se në takim është mirëpritur edhe realizimi i një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë për menaxhimin e kufijve.
 

“Ne shprehëm mendimin tonë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është një çështje e përqafimit të vlerave themelore të integrimit europin si dhe të anëtarëismit në NATO” ka theksuar Haxhinasto.
 

Sipas Haxhinastos një dimension i rëndësishëm i përpjekjeve të forcave të përbashkëta të vendeve të A5-ës është edhe angazhimi I shoqërisë civile në antarësimin në NATO pasi është shoqëria civile ajo që bën të mundur ndërgjegjësimin e qeverive respektive.
 

“Mesazhi kryesor që vjen nga ky takim është që samiti i ardhshëm i Çikagos vazhdon të adoptojë politikën e vyer të aNtarësimit në NATO, polika që Shqipëria i mbështet fuqimisht” ka theksuar Haxhinasto.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›