E Diel, 1 Nëntor 2026

Lajthitja: Mos u jepni dorën myslimanëve dhe personave me aftësi të kufizuara

Akademikët e Universitetit të Kembrixhit në Britaninë e Madhe janë udhëzuar që të mos u shtrëngojnë dorën myslimanëve apo njerëzve me aftësi të kufizuar në rast se kjo u krijon mërzitje apo çrregullime.

Një zëdhënës i Universitetit është shprehur se: Akademikët duhet të kuptojnë drejtë rregullin dhe të mbajnë mend se jo të gjithë njerëzit duan tu jepet dora.

Ai shtoi se paralajmërimi kishte të bënte së pari për gratë myslimane dhe disa njerëz me aftësi të kufizuar.

Kjo masë duket se ka ardhur si rezultat i mospërshtatjes sociale. E përditshmja britanike Telegraph citon një person anonin nga universiteti i cili është shprehur se kjo është krejtësisht një lajthitje duke shtuar se ne e dimë se kur dikujt i duhet dhënë dora dhe kur jo.

Universiteti i Kembrixhid në vitin 2009 mori vendimin që të lejonte studentët myslimane që mbanin shami në kokë gjatë ceremonisë së diplomimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›