Haxhinasto: Spekulime politike me fondet e BB
Numri dy i Ministrisë së Ekonomisë, Edmond Haxhinasto e ka cilësuar si shterpë dhe të manipuluar politikisht debatin për fondet e planifikuara nga Banka Botërore për zhvillimin urban. Janë ridrejtuar në fondin e emergjencës për qytetaret e rrethit të Shkodrës, për të lehtësuar pasojat e dëmet e rënda në infrastrukturë që shkaktuan përmbytjet. "Ajo që po negociohet aktualisht midis Qeverisë së Shqipërisë dhe Bankës Botërore është kalimi i fondeve të papërdorura, si pasojë, e përsëris, si pasojë e vonesave prej 2 vjet e gjysmë nga ana e bashkive të disa projekteve për planet urbanistike në veprat për riparimin dhe mbrojtjen nga përmbytjet në të ardhmen. Manipulime të tilla, të nxitura e motivuar politikisht, nuk i shërbejnë aspak politikave zhvillimore të pushtetit vendor dhe synojnë pa sukses të cënojnë marrëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë me BB-së", tha Haxhinasto.