Topalli letër komisioneve, kujdes me amendamentet
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli me anë të një letre i ka kërkuar komisioneve parlamentare që të kenë kujdes në paraqitjen e amendamenteve për projektligjet e Qeverisë. Kreu i komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Jemin Gjana tha se "me anë të një shkrese, kryetarja kërkon që të kihet kujdes me amendamentet që bëhen, pasi duhet të konsultohen më parë me Ministrinë e Financave, në rast se ka faturë financiare ose jo". Shkresa si duket ka ardhur pas ankesave të bëra nga ana e Ministria e Financave, që drejtohet nga ministri Bode në lidhje me amendament e ndryshme. Ndërsa Gjana ka theksuar se një gjë e tillë është e sanksionuar dhe në Rregulloren e Kuvendit dhe në Kushtetutën për marrjen në konsideratë të faturës financiare. çdo ndryshim i ligjeve apo amendime të draftet duhet të konsultohet për faturën financiare.