Te hapen te kater kutite e votimit per Bashkine e Tiranes
Ky hetim i plote do te kryhet ne te gjitha kutite e votimit kutia e votimit per kryetarin e bashkise keshillin bashkiak kryetarin e njesise bashkiake apo keshillin e njesise bashkiake dhe do te perfshije fletet e votimit te hedhura jo ne kutine perkatese te vecuara qofte ne zarfet e fleteve te kontestuara apo te pavlefshme pavaresisht nga vendndodhja e tyre zarfi i fleteve te votimit te pavlefshem apo te kontestuara. Procedure kjo e cila eshte ndjekur nga vete KQZ per aq sa ajo ka hetuar. Rezultatet e vleresimit te votave duhet te pasqyrohen ne procesverbalet e mbledhjes se KQZ-se dhe ne tabelat perkatese. Vetem nepermjet ketij hetimi te plote administrativ dhe verifikimit te levizjes se fleteve te votimit te objekt hetimit administrativ nga nje kuti votimi ne tjetren do te mundesohet zgjidhje e mosperputhjes se te dhenave ne tabelen permbledhese dhe leximin e te gjithe votave pavaresisht se per ke jane hedhur kryetar bashkie keshill bashkiak kryetar njesie bashkiake apo keshill. Ky hetim duhet ti sherbeje zbatimit praktik te parimit te barazise se votes dhe pasqyrimit te vullnetit te te gjithe zgjedhesve.