Parlamenti Europian kerkon falje per flamurin me yll
Parlamenti Europian e konsideroi dje valevitjen e nje flamuri te Shqiperise komuniste gjate mbledhjes se radhes se deputeteve shqiptare me ate te PE-se si nje gabim te madh i cili nuk do te perseritej me. Ky qendrim ne te cilin eshte theksuar edhe fakti se asgje nuk eshte bere me dashje eshte mbajtur nga Francois Brunagel drejtor i protokollit te Parlamentit Europian. Pas nje gabimi te pakendshem te ndodhur tri dite me pare ne Bruksel gjate takimit Shqiperi-PE zyrtari i larte i protokollit u detyrua ti dergonte nje leter ndjese dhe sqaruese ambasadores se Shqiperise prane Bashkimit Europian Mimoza Halimit.
Ne deshirojme te sigurojme Shkelqesine Tuaj se nga ana jone nuk ka pasur asnje lloj qellimi per fyerje me dashje dhe se vendosja e flamurit te gabuar ishte nje gabim per te cilin ne ndiejme keqardhje. Ne te gjitha takimet dhe pritjet e tjera te meparshme te ketij lloji eshte vendosur flamuri i duhur dhe ne ju garantojme se ky gabim i madh nuk do te perseritet me theksohet ne letren e derguar dje. Tri dite me pare gjate takimit te radhes mes deputeteve te PE-se dhe atyre te Parlamentit shqiptar ne sallen e PE-se ne Bruksel askush nga te pranishmit nuk vuri re se krahas flamurit te BE-se valevitej edhe nje flamur shqiptar i cili mbi shqiponjen dykrenore kishte te vendosur edhe nje yll me ngjyre te verdhe. Diskutimet e tensionuara te ndodhura ne salle te cilat nuk lejuan as nxjerrjen e nje deklarate te perbashket mes delegacioneve mesa duket bene qe askush te mos i hidhte syte nga flamuri i cili nuk perdoret me nga Shqiperia qe nga viti 1992. Ky detaj interesant edhe per faktin se nuk kishte ndodhur asnjehere me pare u vu re nga mediat te cilat e publikuan ate si lajm pas perfundimit te diskutimeve mes paleve. Flamuri i cili ne mesin e tij mban shqiponjen dhe siper saj nje yll ishte flamuri te cilin e perdorte vendi yne gjate kohes se regjimit komunist. Tashme flamuri zyrtar i vendit tone eshte me sfondin e kuq dhe shqiponjen karakteristike ne mesin e saj.