Tim Judah Shqiperia po humbet kohe besimin ndaj botes dhe investimet e kapitalit te huaj
Gazetari britanik i prestigjiozes The Economist Tim Judah eshte nje vezhgues i ftohte i zhvillimeve ne Ballkan duke sjelle artikuj te sikletshem per politikeberesit e rajonit keto 20 vitet e fundit. I tille eshte edhe gjate nje interviste per Top Channel ku ai prere thote se per aq kohe sa Shqiperia nuk eshte ne gjendje te zhvilloje zgjedhje lokale te pranueshme nga palet pikeveshtrimi drejt Bashkimit Europian kur tashme diplomateve te Brukselit u ka ardhur ne maje te hundes me Shqiperine eshte dicka pertej pritshmerive reale. Ne nje interviste per Top Channel Judah flet per situaten politike ne Shqiperi pas zgjedhjeve te 8 majit. Une mund te reflektoj mendimet e shume te huajve qe ndjekin se cfare po ndodh ne Shqiperi. Te gjithe ne jashte Shqiperise jemi shume te zhgenjyer. Deri ne vitin 2009 Shqiperia beri nje progres nga ato vite kaotike qe kaloi gjate vitit 1997 dhe me pas. Qe prej vitit 2009 gjerat per Shqiperine po shkojne gjithnje e me keq. Por ishte nje lloj shprese qe sic eshte treguar ne Shqiperi kjo gjendje statuskuoje mund te thyhej nese njera apo tjetra pale do te fitonte ne zgjedhje gje e cila do te qartesonte panoramen politike. Sic te gjithe ne e dime kjo nuk ndodhi dhe situata eshte perkeqesuar. Te jem i sinqerte me ju shikoj shume njerez te cileve kur u permend fjala Shqiperi se kane me qejf te flasin per te ndihen te zhgenjyer. Artikulli me i fundit per The Economist nga Tim Judah mbante titullin Te gjithe te lodhur nga Shqiperia ku ai citon nje diplomat nga Brukseli. Dhe Judah nuk e fsheh se ky nuk eshte nje mendim i nje personi te vetem por nje atmosfere e pergjithshme ne Komisionin Europian per Shqiperine. Burimi te cilit i referohem ne shkrim ishte nje diplomat i rangut te larte ne Komisionin Europian qe normalisht nuk do ta them se kush eshte ai. Ne pergjithesi diplomateve ne Bruksel u eshte sosur durimi jane te merzitur pasi ata kane kerkuar nje gje minimale per nje vend demokratik berjen e zgjedhjeve lokale. Me te drejte pyesin Dreqi e mori a mundet qe Shqiperia te beje nje pale zgjedhje sic duhet dhe ne te vijojme te merremi me ceshtje te tjera per tju afruar juve si shtet ne Bashkimin Europian eshtje kutish apo fletesh te hedhura gabim kur vjen puna per zyrtaret e Brukselit kjo kthehet thjesht ne nje detaj por kur je ne Tirane kjo eshte nje ceshtje qe merr rendesi. Per diplomatet ne Bruksel eshte e rendesishme thjesht mbajtja e zgjedhjeve normale dhe kaq. Por cila eshte kostoja qe shqiptaret pritet te perballen pasi testi i vene nga Europe per zgjedhje te pranueshme nga palet nuk u realizua. Tim Judah thote se pervec disa viteve humbje kohe kjo do te kete ndikim te drejtperdrejte edhe ne investimet e huaja.
Po tani Shqiperise i duhet te prese edhe dy vjet te tjera pas nje shperdorimi dyvjecar kohe. Keto vite qe humbet Shqiperia nuk bejne gje tjeter vecse e humbin besimin ndaj vendit tuaj qe do te thote nje vend pa besim perkthehet ne nje vend me me pak investime qe ne fakt edhe gjate kesaj kohe nuk eshte se ka pasur nje rritje te investimeve te huaja. Mospasja e investimeve te huaja do te thote me pak vende pune per shqiptaret. Ky eshte nje lajm i keq per Shqiperine. Do te doja te shtoja se kjo vjen ne nje moment te veshtire duke pare se cfare po ndodh me fqinjin tuaj Greqine. Si do te reflektoje kriza greke te qindra mijera emigrantet shqiptare qe jetojne atje ku po pakesohen vendet e punes dhe ata jane duke u kthyer. Te gjitha keto te marra se bashku formojne nje lajm te keq per Shqiperine.