E Diel, 1 Nëntor 2026

Bushati Shqiperia rrezikon izolimin per shkak te mazhorances

Deputeti socialist flet pas deshtimit te deklarates se perbashket

Perfaqesuesi socialist Ditmir Bushati ne delegacionin e deputeteve shqiptare te cilet tri dite me pare zhvilluan takime me deputetet e PE-se deklaroi se lajmi me i keq i takimit nuk ishin debatet por fakti qe per te treten here radhazi Shqiperia nuk arriti te firmoste nje marreveshje me Parlamentin Europian. Ne nje prononcim per gazeten Shqip Bushati theksoi se demi real i kesaj marredhenie jo normale qe po krijohej mes institucioneve lidhej me faktin se me 12 tetor Shqiperia do te penalizohej perseri per sa i perket aspirates se saj per marrjen e statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Europian. Mesa duket nuk po kuptohet qarte se nga keto qendrime te cilat po mbahen ne menyre te perseritur edhe ne Parlamentin Europian Shqiperia do te penalizohet dhe rrezikon shume shpejt te izolohet nga pjesa tjeter e Ballkanit Perendimor qe po ecen me ritme te shpejta ne rrugen drejt BE-se paralajmeroi dje deputeti i PS-se Ditmir Bushati i cili ishte pjese e mbledhjes se radhes mes dy delegacioneve. Nga ana tjeter Bushati duke cituar baroneshen Ashton theksoi se vitin e ardhshem dy vende te rajonit tone si Serbia dhe Mali i Zi pritej te hapnin negociatat me Europen per sa i perket anetaresimit me te drejta te plota. Po keshtu Kroacia eshte ne perfundim te ketyre negociatave dhe problemet e Maqedonise lidhen vetem me ceshtjen e emrit. Ne keto kushte sipas Bushatit vendi yne po izolohet ne rajon dhe nuk po mundet dot ti perafrohet Bashkimit Europian. Mbledhja e fundit mes dy delegacioneve e zhvilluar ne Bruksel perfundoi ashtu sic ishte parashikuar pa nje deklarate te perbashket ne lidhje me zotimet qe duhet te ndermarre vendi yne per tu perafruar me strukturat europiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›