Kushtetuesja heq mandatin e Ilir Beqjes. Vendimi prek edhe pese deputete te PD-se
Gjykata Kushtetuese ka marre dje nje vendim te paprecedente ne te gjithe vitet e ekzistences se saj. Ne nje vendim te shprehur dje por qe ende nuk eshte zbardhur diapozitivi i tij eshte hequr mandati i deputetit socialist Ilir Beqja me argumentin se parlamentari sapo ka marre mandatin nga KQZ-ja ka marre pjese si sipermarres ne tendere publike. Pra ka shkelur nenin 70 te Kushtetutes i cili thekson prerazi 1. Deputetet perfaqesojne popullin dhe nuk lidhen me asnje mandat detyrues. 2. Deputetet nuk mund te ushtrojne njekohesisht asnje detyre tjeter shteterore pervec asaj te anetarit te Keshillit te Ministrave. Rastet e tjera te papajtueshmerise caktohen me ligj. 3. Deputetet nuk mund te kryejne asnje veprimtari fitimprurese qe buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as te fitojne pasuri te ketyre. 4. Per cdo shkelje te paragrafit 3 te ketij neni me mocion te kryetarit te Kuvendit ose te nje se dhjetes se anetareve te tij Kuvendi vendos per dergimin e ceshtjes ne Gjykaten Kushtetuese e cila konstaton papajtueshmerine.
Vendimi i Gjykates Kushtetuese eshte marre dje paradite duke iu pergjigjur kerkeses nga Kuvendi i cili ne tetor te 2010-s votoi me 70 vota pro dhe 67 kunder. Heqja e mandatit te deputetit te Partise Socialiste te Qarkut te Shkodres u kerkua ne Kuvend nga nje grup deputetesh te PD-se te cilet duke iu referuar nenit 70 pikes 3 te Kushtetutes argumentuan se nje deputet nuk mund te perfitoje fonde publike. Sipas mazhorances Beqja kishte shkelur ligjin dhe Kushtetuten duke perfituar 24 milione nga Bashkia e Durresit ndersa kishte mandat qe prej 1 gushtit 2009. Sipas argumenteve te paraqitura nga mazhoranca rezultoi se deputeti Ilir Beqja pasi kishte marre mandatin e deputetit nga KQZ kishte perfituar nga Bashkia e Durresit tenderin me 97.7 te vleres se fondit limit dhe se vete Beqja ne shoqerine perfituese te tenderit ne fjale kishte qene aksioner me 51 te aksioneve.
PasojatVendimi i marre dje nga Gjykata Kushtetuese ka nje pasoje direkte jo vetem per Ilir Beqjen i cili ka humbur mandatin tashme dhe pritet zevendesimi me kandidaten e radhes ne listen e Shkodres qe eshte Paulina Hoxha Kabashi por edhe mbi disa deputete te Partise Demokratike te cilet edhe pasi jane zgjedhur deputete kane rene ndesh me nenin 70 te Kushtetutes pasi kane qene ne detyra te larta shteterore. Ne vendimin e djeshem Gjykata Kushtetuese ka interpretuar ligjin themeltar sipas te cilit mandati i deputetit nuk fillon kur behet betimi por kur merret mandati nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Pas ketij vendimi jane te pakten pese deputete te Partise Demokratike qe kane mbajtur postet shteterore edhe pas dhenies se mandatit. Keta deputete jane Bedri Hoxha ish-kryetar i Bashkise se Klosit deputet i Partise Demokratike Ndue Paluca ish-kryetar i Komunes se Fushe-Arrezit deputet i Partise Demokratike Gert Bogdani ish-kryetar i njesise bashkiake nr. 10 Tirane aktualisht deputet i Partise Demokratike Besnik Dushaj ish-kryetar i Komunes se Fierzes deputet i Partise Demokratike si dhe Lefter Maliqi ish-kryetar i Komunes se Otllakut ne Berat deputet i Partise Demokratike. Por ne kete interpretim mund te futen edhe ish-zv.ministri i Brendshem Gent Strazimiri deputet i PD-se apo edhe Eduard Halimi ish-avokat i Shtetit deputet i PD-se. Vendimi i djeshem i Gjykates Kushtetuese ka edhe nje precedent te pare nje vendim te ketij institucioni i cili eshte marre ne daten 6 qershor te vitit 2000.
Ne kete vendim theksohet Kushtetuta nuk jep pergjigje te drejtperdrejte nese deputeti ka te drejte te kandidoje e te zgjidhet edhe kryetar bashkie apo komune. Por nderkohe ajo pranon direkt apo indirekt ne nenet 69 70/2 e 71/2 se dy mandatet pra ai i deputetit dhe ai i kryetarit te bashkise se komunes jane te papajtueshem me njeri-tjetrin sepse jo vetem u ndalon kandidimin per deputet kryetareve te bashkive e komunave jo vetem ndalon deputetet te ushtrojne njekohesisht detyre tjeter shteterore vec anetar i Keshillit te Ministrave por e konsideron te pavlefshem mandatin e nje deputeti kur eshte fituar pa hequr dore nga detyra si kryetar bashkie apo komune. Nderkaq ne Gjykaten Kushtetuese ka nje tjeter kerkese te Partise Socialiste e cila ka kerkuar qe te shpalle te pavlefshem mandatet e pese deputeteve te Partise Demokratike. Por kjo kerkese ende nuk eshte shqyrtuar pasi eshte dorezuar me vone. Vendimi i djeshem i Gjykates Kushtetuese ka dhene nje precedent qe ndoshta nuk ka nevoje te shprehet dy here.