Ina Rama: Kemi indicie që tre deputetët kanë lidhje me persona të dhunshëm
24/01/2012 Kuvendi të na japë autorizimin për t’i hetuar. Vendimi i gjykatës do apelohet
TIRANE-Kryeprokurorja Ina Rama, i ka kërkuar Policisë së Shtetit bashkëpunim për të faktuar akuzat për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme ndaj tre deputetëve të Partisë Socialiste Tom Doshi, Besnik Bare dhe Taulant Balla. Numri një i akuzës nënvizoi se për sa i përket kësaj akuze ka indicie që tregojnë se disa deputetë të Partisë Socialiste kanë pasur lidhje me disa nga personat e dhunshëm. E pyetur nga gazeta “Metropol” rreth këtij fakti, Ina Rama vuri në dukje se institucioni që ajo përfaqëson po kryen çdo hetim të mundshëm duke i kërkuar oficerëve të policisë të grumbullojnë prova me qëllim që të faktojnë se cilët ishin organizatorët dhe personat që nxitën dhunën. Gjithashtu, gjatë pyetjeve të gazetarëve, Ina Rama përmendi se roli i vetëm i saj në ngjarjen e dhunshmë të 21 janarit, ishte vetëm ai i kryeprokurores dhe askujt tjetër.
Apelim vendimit
Më tej zonja Rama, komentoi dhe vendimin e gjyqtarit Shkëlqim Mustafa që sipas saj vendimi për lënien në arrest shtëpi të tre personave është i padrejtë, duke bërë me dije se shumë shpejt prokuroria do e apelojë atë për të kërkuar masën e “arrest në burg” për komandantin e Gardës Ndrea Prendi, inxhinierin e IT Armand Kasaj dhe shoferin e Prendit shtetasin Margarit Kume. Ndërkohë që në deklaratën e saj, prokurorja Ina Rama bëri me dije se nga arma personale e shtetasit Ndrea Prendi, janë realizuar 11 qitje në drejtim të turmës. Një nga predhat që është qitur nga arma e shtetasit Ndrea Prendi, ka shkaktuar vdekjen e shtetasit Faik Myrtaj. Predhat e tjera të qitura prej tij janë gjendur në pemët dekorative dhe në muret e zyrave të UNHCR. Për të shmangur zbulimin e këtij fakti, ky person duke përfituar nga detyra që mban, ka ndërruar tytën e pistoletës së tij, me tytën e pistoletës së personit tjetër nën hetim, shtetasit Margarit Kume. Njëkohësisht ai ka dëmtuar mekanikisht gjilpërën goditëse të pistoletës së tij, duke patur si synim që nëpërmjet dëmtimit të saj të bënte të pamundur që ekspertët të evidentonin se gëzhojat e gjetura në vendngjarje ishin qitur nga arma e tij. Në datë 21.01.2011, nga ora 19:24’deri 19:36’, nga pajisja regjistruese e këtij sistemi, janë kopjuar të dhënat e regjistruara duke i hedhur në një pajisje të jashtme, (që mund të jetë Hard Disd, USB, DVD dhe DVD-Writer). Në momentin që kanë ndodhur ngjarjet, kanë qenë në punë 11 kamera.
Tre deputetët e PS
Organi i prokurorisë, në kuadër të një hetimi gjithëpërfshirës dhe të gjithanshëm të çështjes, çmon se duhet të vazhdojnë hetimet për të arritur në një konkluzion përfundimtar nëse veprimet e dhunshme në protestën e dt 21 janar, kanë qenë të organizuara dhe, nëse po, cilët janë personat organizatorë. Për këtë pistë hetimore, hetimi i është ngarkuar shërbimeve të policisë gjyqësore Policisë të Shtetit. Këta të fundit, kanë përpiluar një relacion ku kërkuan pezullimin e hetimeve për akuzën e e Organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme”. Pavarësisht këtij sugjerimi, organi i prokurorisë, në kuadër të një hetimi gjithëpërfshirës dhe të gjithanshëm të çështjes, çmon se duhet të vazhdojnë hetimet për të arritur në një konkluzion përfundimtar nëse veprimet e dhunshme kanë qenë të organizuara dhe nëse po, cilët janë personat organizatorët. Është e nevojshme kryerja e disa veprimeve hetimore ndaj disa deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Për të sqaruar plotësisht pozicionin e deputetëve Besnik Baraj, Tom Doshi dhe Taulant Balla në raport me ngjarjet e datës 21.01.2011, për veprën penale të “Organizimit dhe pjesmarjes në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, lind e domosdoshme kryerja e disa veprimeve hetimore ndaj tyre. Për këto arsye, Prokuroria e Përgjithshme, i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë dje, dhënien e autorizimit për procedim të këtyre deputetëve.
Paraqitja e fakteve nga prokuroria dhe dëshmia e Komandantit të Gardës
Akuza: Prendi qëlloi 11 herë mbi turmën
Prendi: Nuk u vërtetua se ajo ishte arma ime
Në kërkesën e masës së sigurimit për Ndrea Prendin, Komandantin e Gardës, mes të tjerave prokuroria argumenton se “Në oborrin e Kryeministrisë, në anën veriore të tij, u gjetën 11 gëzhoja kalibër 9 mm, të cilat janë qitur nga arma e zjarrit, tip “Beretta” dhe me numër P52796Z, pistoleta e shtetasit Ndrea Prendi, por me tytë të pistoletës së shoferit të tij”. Ndërkaq, për Prendin organi i akuzës thekson se “me këtë pistoletë ai qëlloi 11 herë në drejtim të turmës, me qëllim për të vrarë personat që ndodheshin në të”. Këtë përfundim prokuroria e ka arritur nga provat në vendngjarje dhe aktin e ekspertimit nr 3995 të Policisë Shkencore si dhe në raportin e ekzaminimit të ekspertëve amerikanë me datë 05.01.2012. Prokurorët theksojnë se Prendi ka qëlluar 11 herë me armatimin e tij personal dhe se aty i gjetën 11 gëzhoja. Një prej viktimave që këtyre 11 qitjeve ishte Faik Myrtaj. Por Komandanti i Gardës kishte deklaruar se jo vetëm se nuk kishte qëlluar ndonjëherë, por në momentin kur ka dëgjuar të shtënat ai ndodhej brenda në ndërtesë, pasi ishte dëmtuar nga goditja e një pllake guri. Edhe ditën e djeshme, kur u paraqit në Prokurorinë e Tiranës, mësohet se Prendi ka mohuar të ketë kryer ndonjë ndërrim tyte me pistoletën e shoferit të tij. Edhe për armatimin Prendi ka thënë se nuk ka firmosur ndonjë mandat hyrje-dalje nga depot e armatimit të gardës, kështu që sipas tij prokuroria nuk mund të vërtetojë se pistoleta e qitjeve ishte e tij. Më tej akuza rendit oficerët e Gardës në gadishmëri për të hapur zjarr si Agron Malaj, Spartak Zilja, Meleq Zaimi, Mark Nikolli, Sadik Çela dhe Gazmend Ahmetaj, ndërsa zjarri u hap nga Agim Llupo, Malaj, Nikolli, Çela e Ahmetcenaj. “Qytetarëve iu është marrë jeta në kundërshtim me ligjin e Gardës për të hapur zjarr, duke shkelur rëndë nenin nr 2 të Konventës Evropina të të Drejtave të njeriut”-thotë prokuroria, e cila citon nenin e përdorimit të armëve, thekson se turma duhej shpërndarë jo nga garda dhe shpjegon se viktimat ishin jashtë gardhit rrethues dhe nuk po sulmonin. Pasi argumentojnë 11 qitjet nga pistoleta e Ndrea Prendit, prokurorët Genci Qana dhe Marjeta Zaimi kërkojnë “arrest me burg” për veprat penale të “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, në bashkëpunim dhe “shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 79, gërma “dh” e “ë”, 25 dhe 248 të Kodit Penal.
Argumentimi i akuzës për implikimin e Margarit Kumes
Prokuroria: Shoferi ndërroi tytën
e pistoletës me të shefit. Kume: Jo
Më tej vjen edhe radha e Margarit Kumes, i cili implikohet me predhën e gjetur në trupin e Faik Myrtajt, atë në pemën dekorative dhe 3 të tjerat te UNHCR-ja, të cilat sipas prokurorëve janë qitur nga tyta e ndodhur në pistoletën me nr P52778Z, e cila është armatim personal i Kumes. Por ekspertët këtu ngrejnë një absurd, pasi nuk u gjet asnjë gëzhojë e qitur nga kjo pistoletë. “Pra kemi 5 predha që janë qitur nga tyta e kësaj pistolete, por gjilpëra e saj nuk ka goditur asnjë fishek”-thuhet në kërkesë. Ndaj argumentimi është i tillë “Këto predha vijnë nga fishekë që u futën dhe u nxorrën manualisht nga pistoleta e Prendit (pa u bërë qitje) dhe u qitën më pas nga pistoleta e Kumes. Në kohën e qitjes, tyta e pistoletës me nr P52778Z ndodhej në pistoletën me nr P52796Z”. Pra me fjalë të thjeshta Prokuroria e Tiranës thotë se Komandanti i Gardës ka marrë tytën e pistoletës së shoferit të tij dhe ka qëlluar 11 herë mbi turmën. Këtë e argumenton edhe me dëmtimin e gjilpërës së pistoletës së Prendit, e cila ka pësuar defekt kur janë ndërruar tytat. “Duke bërë këtë manipulim ata kanë dashur të zhdukin provat që lidhin Prendin me këtë krim”- thuhet në kërkesë. Kësisoj, prokuroria shprehet se Margarit Kume ka konsumuar elementët e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga nenin 301 i Kodit Penal, ndaj kërkon “arrest me burg”. Ndërkaq, gjatë marrjes në pyetje, ditën e djeshme në Prokurorinë e Tiranës, Margarit Kume ka mohuar kategorikisht çdo mundësi të ndërrimit të tytës së pistoletës së tij me atë të shefit.
Akuza: Gjergj Lezhja dyshime se dha urdhër. Armand Kasaj në arrest shtëpie
Inxhinieri i IT të Kryeministrisë
16 kopjime e 7 formatime serverit
TIRANE-Ekspertiza e Byrosë Federale të Investimit, ka provuar se serverit të kryeministrisë i janë bërë 7 formatime si dhe në të njëjtën kohë është tentuar t’i hiqet njëri nga hard-disket nga kompjuteri me qëllimin e vëtëm të fshirjes së provave materiale. Vetëm në muajin janar janë kryer 3 formatime, ndërkohë që ndërhyrja e fundit është shënuar në 28 janar, nga ku më pas serveri i është dorëzuar prokurorisë së Tiranës. Ekspertiza nxjerr zbuluar punonjësit e IT-së të kryeministrisë, të cilët brenda një jave kanë kryer 16 herë kopjimin e materialeve, ku në një rast pamjet filmike i janë dhënë një medie private. Personi që është identifikuar si autori i zhdukjes së pamjeve filmike sipas prokurorisë quhet Armand Kasaj me detyrë specialist i IT-së së kryeministrisë, për të cilin akuza kërkoi masën arrest në burg, ndërkohë që gjykata vendosi ndaj tij masën e arrestit shtëpiak. Në mesditën e djeshme, Kasaj është paraqitur para prokurorit të çështjes Ndini Tavani ku dhe ka dhënë deklarime lidhur me ndërhyrjet. Në dëshminë e tij ai mësohet të mos ketë pranuar akuzën e ngritur nga prokuroria, duke pohuar se gjithçka është kryer sipas rregullave dhe procedurës së punës. Ndërkohë që vazhdon të mbetet si i dyshuar kryesor Sekretari i Përgjithshëm e Kryeministrisë, Gjergj Lezhja, i cili mendohet se ka qenë personi që ka urdhëruar inxhinierët e IT-së të fshijnë pamjet filmike. Në kërkesën e saj drejtuar gjykatës prokuroria nënvizon se pas ngjarjes së datës 21 janar, me një urdhër verbal të drejtuesit të prokurorisë janë urdhëruar strukturat përkatëse të Këshillit të Ministrave, që të ruajnë të paprekura të gjitha regjistrimet vizive të sistemit të kamerave të sigurisë të ndërtesës së kryeministrisë. Në vijushmëri të këtij urdhëri, drejtuesi i prokurorisë me shkresën nr. 703 të datës 26 janar, i ka kërkuar sekretarit të Përgjithshëm, Gjergj Lezhja, të verë në dispozicion të hetimit kopje të regjistrimeve bruto. Ndërkohë që në muajin shkurt 2011, prokuroria i ka ripërsëritur edhe një herë tjetër sekretarit që të vinte në dispozicion filmimet e regjistruara, por Gjergj Lezhja është kundërpërgjigjur në muajin shkurt se kamerat e përmendura nga prokuroria i përkasin sistemit kryesor, që sipas Lezhjas është jashtë funksionit që prej fundit të vitit 2009. Në kërkesë, prokuroria shton se pas disa peripecishë, serveri DDR (Digital Dick Rekorder) është sekuestruar në muajin Mars 2011, ku më pas i është nënshtruar ekspertizave nga ku ka rezultuar se paisja nuk ka qenë e programuar për të kryer formatimin automatik. Sipas prokurorisë serveri ka pasur kapacitet të regjistronte pamjet filmike të plot 16 kamerave të instaluara në muret e kryeministrisë. Janë plot 11 kamera që kanë filmuar vendin ku ka ndodhur përplasja mes gardistëve dhe demonstruesve, që sipas prokurorisë kanë një cilësi të lartë të figurës dhe se rregjistrojnë me një shpejtësi prej 25 pamje për sekondë.
Erla Mëhilli: Prokuroria ka shitur provat e 21 janarit
Kryeministri pezullon nga detyra
Ndrea Prendin, komandon Hoxhën
Menjëherë pas arrestit shtëpiak të vendosur nga Gjykata e Tiranës për Komandantin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, kryeministri Berisha e pezulloi gjeneralin nga detyra, dhe komandoi në vend të tij, Shefin e Shtabit të Gardës së Republikës, NënKolonel Artan Hoxha. Njoftimin e bëri për publikun zëdhënësja e kryeministrit, Erla Mëhilli, e cila e nisi deklaratën e saj me kërkesën e hershme të shefit të saj, për hetimin e plotë të përpjekjes së marrjes së pushtetit me dhunë, të atyre që sulmuan Këshillin e Ministrave, si dhe të viktimave të 21 janarit 2011. Në zërin e Mëhillit, shefi i qeverisë përsërit akuzat e tij ndaj kryeprokurores Ina Rama, përfshirje në skenarin e përmbysjes, por nga ana tjetër shpreh besimin e plotë tek sistemi i drejtësisë shqiptare. “Duke mbështetur plotësisht dhe përgëzuar për mbrojtjen e vendosur të institucioneve të vendit, Policinë dhe Gardën e Republikës, Kryeministri qëndron i vendosur për hetimin e plotë të rrethanave, në të cilat humbën jetën katër qytetarë dhe u plagosën qindra policë, gardistë dhe qytetarë. Ai mendon se, hetimi gjithpërfshirës dhe zbardhja e plotë e ngjarjes tragjike të 21 Janarit 2011, është një kusht madhor për dominimin e ligjit dhe Kushtetutën në vendin tonë”, - deklaroi Mëhilli. Madje pas dhënies garanci qytetarëve për pavarësinë e gjyqësorit dhe zbatimin e ligjit, Berisha përmes një akuze të rëndë informon se në prokurori janë prishur, zhdukur, shitur prova dhe dëshmi të shumta të këtij hetimi. Duke risjellë akuzën sipas së cilës shefja e organit të akuzës ka bashkëpunuar në këtë puç institucional me kreun e PS, numri një i qeverisë premtoi se qeveria dhe forca e tij politike, do të bëjë gjithçka që ata të marrin ndëshkimin e merituar. “Drejtësia 21 Janarin 2011, kurrë nuk do ta harrojë”, - e mbylli deklaratan e saj zëdhënësja.
Dy prej 3 socialistëve të përmendur si organizatorë pranojnë nisjen e hetimeve
Tom Doshi: Do ta votoj kërkesën për
heqjen e imunitetit tim. Balla: Drejtësi
Socialistët Taulant Balla dhe Tom Doshi, të përmendur nga Ina Rama se ka indicie që ata kanë lidhje me organizimin e prostestës së dhunshme të 21 janarit, reaguan dje me anën e një deklarate. Reagimi vjen pas kërkesës së Prokurorisë, cila i kërkoi Kuvendit të Shqipërisë dhënien e autorizimit për procedim penal të tre deputetëve të Partisë Socialiste, Besnik Baraj, Tom Doshi dhe Taulant Balla, pas dyshimeve për rol të tyre aktiv gjatë protestës së 21 janarit 2011. Dy deputët shprehin gatishmërinë për të lënë imunitetin, duke u vënë në dispozicion të hetimeve. Deputeti Taulant Balla, duke e cilësuar kërkesën qesharake, nënëvizon se Prokuroria duhet të hetojë kryeministrin Sali Berisha dhe ish ministrin Mbrojtjes Lulzim Basha, sesa deputetët e opozitës. Balla shprehet se Partia Socialiste kërkon drejtësi për 21 janarin ndaj deputetët e saj do të vihen në shërbim të akuzën duke hequr edhe imunitetin nëse është e nevojshme. Të njëjtin mendim ndan edhe deputeti tjetër socialist Tom Doshi, i cili bën me dije se është i gatshëm që të heqë dorë nga imuniteti i tij. “Do të votoj edhe vetë pro kësaj kërkese, kur të vijë në Parlament”, është shprehur deputeti socialist Tom Doshi, duke shtuar se në protestën e 21 janarit 2011 ka kontribuar për të qetësuar protestuesit. Sipas deputetit Doshi çdo gjë është e filmuar dhe transparente, ndërsa i ka bërë apel Prokurorisë të gjejë sa më shpejt vrasësit me pushtet, ata që kanë urdhëruar vrasjet. Sipas deputetit Doshi kur vret kryetari i Gardës së Republikës, askush s’ka dyshim se urdhërin e ka dhënë kryeministri. Dje kryeprokurorja Ina Rama tha se kërkon heqjen e imunitetit për “deputetët të cilët për shkak të një roli aktiv gjatë zhvillimit të protestës së datës 21 janar 2011 dhe të indicieve e të dhënave të grumbulluara tashmë, krijojnë dyshimin e arsyeshëm se, me veprimet e kryera gjatë zhvillimit të kësaj proteste, kanë konsumuar veprën penale të “Organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme”.