E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Synimi ynë, Tirana qyteti më atraktiv në rajon, për investime

TIRANE- Zoti Basha nënvizoi se vizita e Josipoviç, e cila vjen në një moment të rëndësishëm për Kroacinë, është një inkurajim i madh edhe për Shqipërinë, në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Basha e ka njohur Presidentin kroat, për projektet strategjike të Bashkisë së Tiranës, siç është zgjatimi i bulevardit, rehabilitimi i lumit të Tiranës, ndërtimi i terminalit multimodal të pasagjerëve dhe ndërtimi i dy linjave të tramit, për të cilat eksperienca e Zagrebit, sipas Bashës, është e mirëpritur.
“Synojmë përmirësimin e klimës së biznesit, për ta bërë Tiranën një qytet miqësor dhe më atraktivin për investitorët, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon është një nga synimet kryesore”, - theksoi në këtë takim, Kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Kryebashkiaku tha më tej se, administrata e drejtuar prej tij është e angazhuar, për të ndërmarrë nismat dhe hapat e nevojshëm, për të sjellë më pranë Tiranën me Zagrebin dhe biznesmenët e dy qyteteve.

Presidenti kroat Josipovic, duke uruar që rruga e Shqipërisë për anëtarësim në BE, të jetë më e shkurtër se e Kroacisë nënvizoi se statuti i vendit kandidat, do të jetë dhurata më e mirë që mund të marrë Shqipëria, në 100 vjetorin e Pavarësisë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›