E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto në mbledhjen e ministrave të jashtëm të OSBE-së

Zv.kryeministri dhe njëkohësisht ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, do të marrë pjesë në mbledhjen e 18-të të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të OSBE-së, që zhvillohet datat 6-7 dhjetor në Vilnius, Lituani.

Në këtë takim të përvitshëm priten të merren një numër vendimesh të rëndëishme nga Ministrat e Jashtëm të shteteve pjesëmarrëse në të tre dimensionet e angazhimeve të OSBE-se, vendime të cilat do të përbëjnë një program pune për aktivitetet e Organizatës në të ardhmen.

Zyra e shtypit e ministrisë së Jashtme shqiptare bëri të ditur se ky takim i përvitshëm u ofron Ministrave të Jashtëm të 56 shteteve anëtare të OSBE-së një mundësi për të rishikuar aktivitetet e Organizatës gjatë vitit të kaluar, si dhe për të rivlerësuar pikëpamjet kombëtare për çështjet e sigurisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›