E Diel, 1 Nëntor 2026

Personat me aftësi të kufizuara, protestë para Parlamentit

Personat me aftësi të kufizuara mblidhen sot në një tjetër protestë para Parlamentit, për të kundërshtuar vendimin e qeverisë, i cili i redukton kompensimet financiare kësaj kategorie.

Por ende pa nisur protesta, është shënuar incidenti i parë me policinë, e cila nuk i ka lejuar ata të vendosin podiumin para godinës së Parlamentit.

Ndërsa në Shkodër, policia nuk ka lejuar nisjen e autobusit me persona të kësaj kategorie, të cilët do të merrnin pjesë në protestë.

Shoqata e Personave me Aftësi të Kufizuara ka kërkuar që të mos votohet në seancën e sotme në Parlament projektligji që i heq kësaj kategorie rimbursimin e konsumit të energjisë elektrike dhe transportin urban e interurban.

Ata i kanë bërë thirrje edhe shoqërisë civile të bashkohet me ta para Parlamentit.

Personat me aftësi të kufizuara zhvilluan një protestë të tillë javën e kaluar. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›