Fier, vetëhelmohet 45-vjeçarja
Një 45-vjeçare nga një fshat i rrethit të Fierit i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Frakull, ku gruaja me inicialet L.H., ka konsumuar fostoksinë.
Ajo është dërguar menjëherë nga familjarët në Spitalin Rajonal Fier, ku pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët, nuk ka mundur të mbijetojë.
Policia ka kryer veprimet e para hetimore, në të cilat nuk janë konstatuar shenja dhune, çka i ka bërë uniformat blu të mendojnë për vetëvrasje në kushtet e depresionit.
Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprën penale të Vetëvrasjes. / K. Thana