E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbërrin në Rinas Aleksandër Peci, komano që u plagos në Afganistan një muaj më parë

Aleksandër Peçi, komando shqiptar i plagosur rreth një muaj më parë, ka mbërritur paraditen e sotme në Rinas.

Peci ka mbërritur në aeroportin Nënë Tereza rreth orës 09:25, pas qëndrimit 3-javor në një spital në Gjermani, ku u mjekua për plagët e marra gjatë sulmit të 20 shkurtit në Afganistan, ku humbi jetën kolegu i tij, Feti Vogli.

Peci u prit nga familjarët, të cilët fillimisht patën marrë lajmin e vdekjes së tij, për shkak të infromacioneve të pasakta të dhëna nga Ministria e Mbrojtjes. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›