Zjarr në malin e Borshit, rrezik banesat
SARANDË-Një zjarr i fuqishëm që ka rënë prej 2 orësh në malin pranë Borshit po rrezikon banesat pranë vatrës.
Mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 18:00 dhe po favorizohet ndjeshëm nga era duke u përhapur në zonën me shkurre pranë ullishtave. Banorë dhe pushues kanë lajmëruar zjarrfikëset e Sarandës dhe Vlorës 1 orë pasi kanë vërejtur se flakët janë shtuar, por asnjë automjet i tyre nuk ka mbërritur ende në vendgjarje.
Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit, por mësohet se banorët e zonës po mundohen ta shuajnë me mjete rrethanore.
Paniku ka përfshirë dhe pushuesit e shumtë që kanë populluar fshatin turistik në këto ditë të nxehta vere.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Vlorë, zjarr në ullishtat e fshatit Bunavi Sarandë, në flakë banesat e fshatit Dhivërr