Hakersat i çonin të dhënat Sofje e SHBA
03/08/2011 Pesë “turistët” bullgarë instalonin në bankomate mikrokamera e mikroçipa që lexonin të dhënat e kodet e kartave
Grabitja e 150 mijë eurove dhe tregtia me pajisje POS. Prangosja në Durrës e 5 hakersave bullgarë
TIRANE-Pesë hakersa bullgarë jo vetëm që boshatisnin bankomatet e bankave, por njëkohësisht vidhnin të dhënat e kartave të përdoruesve shqiptarë, duke i shitur më pas ato te hakersat bullgarë dhe ata amerikanë. Për një gjë të tillë ata e kishin gjetur zgjidhjen, pasi teksa relaksoheshin si turistë të huaj në hotelet luksoze nga Tirana, Vlora dhe Saranda, kishin mundur të klononin dhe pajisje, që i instalonin në bankomate të ndryshme. Sipas burimeve pranë njësisë hetimore Task-Forcë, në këto pajisje ishte instaluar një mikrokamerë dhe një mikroçip që lexonte të dhënat e kartës kur futej në bankomat. Pas leximit të të dhënave elektronike të kartës, nëpërmjet mikrokamerës hakersat njiheshin edhe me pasuordin (kodin) e kartës fill pasi qytetari e shtypte atë në tastierën e bankomatit. Më pas të gjitha të dhënat përdoreshin për të kryer transaksione të rreme, që shiteshin në Bullgari dhe Amerikë, ku harresat e këtyre shteteve i përdorin për qëllime kriminale. Pesë shtetasit nga Bullgaria ishin kthyer në tmerrin e bankave dhe bizneseve, pasi nëpërmjet bankomateve dhe pajisjeve elektronike POS ata mundësonin tërheqjen e mijëra euro. Rasti më flagrant është regjistruar në qytetin e Durrësit, ku tre bullgarë u arrestuan teksa po përpiqeshin të kryenin një transaksion nga një bankomat i një banke të nivelit të dytë. Ndërkohë që rreth 100 raste të tjera janë shënuar në Tiranë, si dhe në qytetet turistike të bregdetit si Durrësi, Vlora dhe Saranda. Nga këto transaksioni 5 bullgarët e arrestuar kanë mundur të tërheqin rreth 150 mijë euro, ndërkohë që nëpërmjet mashtrimit kompjuterik ata kanë arritur të blejnë dhe mallra të shtrenjtë në dyqane dhe biznese që aplikojnë tregtinë me pajisjen elektronike POS. Mirëpo falë një hetimi tremujor, policia dhe njësia hetimore Task-Forcë, ka identifikuar dhe lokalizuar autorët e këtij krimi dhe se ditën e djeshme është urdhëruar arrestimi i shtetasve Dragomir Bonev, 35 vjeç, Ivo Ivanov, 37 vjeç, Pavel Milenov, 31 vjeç, Nikolay Tosonev, 33 vjeç, dhe Aleksandër Kolev, 38 vjeç. Dy personat e fundit janë arrestuar teksa ishin duke u përpjekur të largohen nga vendi ynë, por janë arrestuar në një nga doganat e vendit. Prokuroria dhe policia kanë marrë në pyetje të arrestuarit, të cilët kanë pranuar autorësinë e krimit, por njëkohësisht u kanë kërkuar autoriteteve pasjen me një avokat mbrojtës. Momentalisht prokurori i çështjes, Armand Gurakuqi, ka administruar në dosjen penale të gjitha provat si përgjime, filmime, materialet e sekuestruara si dhe prova të tjera që flasin rreth hetimit të kësaj dosje. Pritet që pas dy ditësh pesë bullgarët e arrestuar të dalin para gjykatës së Tiranës, ku do të njihen me masën e arrestit. Sipas përfaqësuesve të prokurorisë, ata do t’i kërkojnë gjykatës për të pestë të arrestuarit caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.
Të arrestuarit
1. Dragomir Bonev, 35 vjeç
2. Ivo Ivanov, 37 vjeç
3. Pavel Milenov, 31 vjeç
4. Nikolay Tosonev, 33 vjeç
5. Aleksandar Kolev, 38 vjeç