Kola perjashton kompromiset me Vllaznine
Ne "Loro Borici" te Shkodres do te kete sot nje te humbur, edhe nese Tirana dhe Vllaznia do te ndahen ne barazim, ne fund te ndeshjes se pare gjysmefinale te Kupes se Shqiperise. Tirana para nisjes deklaroi fitoren ne Shkoder, por duke qene se do te luaje ne kryeqytet ndeshjen e kthimit i intereson edhe nje barazim, madje me gola. Trajneri i Tiranes, Agustin Kola para ndeshjes, deklaroi se nuk behet fjale per asnje lloj kompromisi mes dy ekipeve ne fjale, per te ndare ne fund secila nga nje trofe. Sipas Koles, ka nje vit te tere qe kjo skuader ecen me nje objektiv te vetem, qe te fitoje trofe dhe beson se tani, kur edicionit po i vjen fundi, mundesite per te shenuar suksesin jane edhe me te medha. "Perse duhet te futemi ne kompromise, kur ne si skuader jemi ne gjendje te fitojme trofete", - theksoi Kola. "Per sa kohe kam qene prane futbollit, une nuk jam futur ndonjehere ne kompromise me te tjeret", - deklaroi trajneri i Tiranes, Agustin Kola. "Ekipi eshte i gatshem per te zhvilluar nje ndeshje pozitive ne Shkoder. Kualifikimi mendoj se do te percaktohet ne Tirane. Jemi ne vend te pare ne kampionat dhe duhet te ecim ne nje rruge, ne ate te fitoreve. Besoj se do t'ia dalim mbane", - shton me tej ai. Tirana e drejtuar prej Koles ka pasur disa rezultate pozitive. Aktualisht bardheblute kryesojne kampionatin me pike te barabarta me Vllaznine. Nje vit me pare Tirana dhe Vllaznia u ndeshen ne finalen e Kupes se Shqiperise, e cila u zhvillua ne "Ruzhdi Bizhuta" te Elbasanit. Ndeshja perfundoi ne favor te Vllaznise 2-0, qe i dha edhe trofeun ekipit kuqeblu. Pas ketij suksesi trajneri i shkodraneve, Dervish Haxhiosmanovic u largua, per t'u rikthyer serish pak jave me pare. Ne drejtimin e tij, Vllaznia ka pasur nje ecuri te mire ne kampionat, kurse ne kupa fitoi te drejten per t'u kualifikuar ne finale, fale vendimit te FSHF-se. Dinamo ishte skuadra e kualifikuar pas dy ndeshjeve, perballe Vllaznise. Por blute kishin aktivizuar nje lojtar te "paligjshem" dhe sipas interpretimi te nje neni te rregullores, fitoi te drejten e kualifikimit ekipi i Vllaznise.