E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edgar Cani kërkohet nga Askoli

Edgar Cani është gjithmonë e më afër ekipit të Askolit. Tek Palermo duket se nuk më vend për lojtarin, të cilit nuk i mbetet gjë tejtër veccse të largohet për disa kohë. Dhe ndaj sulmuesit shtalartë shqiptar ka shumë skuadra të interesuara. Askoli është e para në garë për të marrë shërbimet e lojtarit. Duke arritur të kalojë disa ekipe të tjera të interesuara. Edgar Cani, konsiderohet si një nga talentet shqiptarë të Peskarës. Sezonin e kaluar ai befasoi jo pak ambientin sportiv italian me paraqitjet e tij dhe realizoi një hap të madh në karrierën e tij të re sportive, atë të kalimit nga Peskara e Serisë C1/B në Serinë A, te Palermo. Shqiptari etiketohet nga media sportive italiane, si një sulmues me të ardhme dhe thirret "Bobo Vieri Xhunjior".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›