Haxhiymeri prefekte e Tiranës
31/05/2005 Edlira Haxhiymeri eshte emëruar në detyrën e prefektes së Tiranës, pas vendit të mbetur bosh nga largimi i Mimi Kodhelit. Haxhiymeri ishte në funksionin e zëvendësministres së Arsimit për disa vite. Ndërsa Kodheli dha dorëheqjen nga posti i prefektes, pasi kandidon në siglën e PS, për zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut. Vendimi pritet të bëhet zyrtar në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë. Po dje, në Elbasan është prezantuar prefekti i ri, Agim Leka, i cili ka zënë vendin e Qazim Sejdinit. Ashtu dhe dhe Kodheli, Sejdini ka dhënë dorëheqjen për të kandiduar nën siglën e Partisë Socialiste. Sipas ligjit, prefektët nuk mund të jenë kandidat për deputet. Gjithsesi, tashmë pritet që qeveria të vendosë dhe për emrin që do të zëvendësojë Haxhiymerin në postin e zëvendësministres.