E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pollo prezanton kandidatët në Burrel

31/05/2005  Kryetari i PDR-së, Genc Pollo, prezantoi dje në Burrel kandidatët për deputet të zonave 18 dhe 19, Gani Ahmeti dhe Shpëtim Marqeshi. Gjatë fjalës së tij, kryetari i PDR-së tha se në këto zgjedhje sondazhet i japin PDR-së shifra më të larta se ato të vitit 2001. “Është mëkat që përgjatë brigjeve të Matit e të liqenit të Shkopetit e të Ulzës të neglizhohet potenciali turistik. Por, së pari, të bëjmë rrugën kombëtare vërtet të tillë; të sigurojmë kredi për sipërmarrjen. Të luftojmë varfërinë rajonale me zhvillimin rajonal që i jep gjithkujt një shans. Idetë dhe platforma jonë, profili i një force të djathtë të moderuar ka zënë rrënjë në Mat e në gjithë Shqipërinë. Të tërë sondazhet, përveç atyre të fërkuara me dorë, i japin PDR shifra më të larta se ato të 2001. Prandaj duhet të besojmë se ndryshimi është i mundshëm, se Shqipëria ndryshohet për mirë se ne, të tërë së bashku, do ta realizojmë atë", tha Pollo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›