“Shtëpi më shtëpi për t'u treguar zgjedhësve ndryshimin”

31/05/2005 Kandidati i PD, Gjergji Pendavinji, thotë se baza e fushatës së tij do jenë takimet me zgjedhësit
Kandidati i PD-së në në zonën 80 të Korçës, Gjergji Pendavinji, në një intervistë për "Metropol", shprehet se në zgjedhjet e ardhshme shqiptarët duhet t'i japin përgjigje zhgënjimit total, që ka sjellë qeverisja e socialistëve. Për rektorin e Universitetit, “Fan Noli”, “ndryshimi” është motoja dhe ajo çka ai do t’i ofrojë zgjedhësve të tij. Larg fushatës mediatike, Pendavinji, preferon ta mbështesë kërkesën e tij për t’u votuar, në takimet “kokë më kokë” me zgjedhësit. Kandidati i PD, tregon edhe për të ardhurat që do të përdorë gjatë fushatës si dhe për familjen e tij.
Me ç’përvojë jetësore, profesionale politike dhe drejtuese hyni në këto zgjedhje?
Kam 25 vjet që punoj si pedagog në dy universitete. Në Universitetin e Tiranës kam punuar 14 vjet, ndërsa në Universitetin e Korçës prej 11 vjetësh. Jam i diplomuar në shkencat filozofike. Nëpërmjet profesionit tim, jam përpjekur të shpjegoj modelet e organizimit të shtetit, të demokracive. Me studentët kam një komunikim të mrekullueshëm. Në lidhje me politikën, mund të them se kam një lloj akumulimi teorik, por nuk kam qenë i angazhuar në praktikë. Edhe sot nuk jam anëtar i ndonjë partie. Unë vij nga bota akademike, por gjithnjë kam qenë mbështetës i së djathtës. Kjo ka qenë arsyeja që pranova propozimin e Partisë Demokratike për të konkurruar si kandidat i saj. Korçën e njoh mirë, e adhuroj atë, gjithë synimi im është të vihem në shërbim të bashkëqytetarëve të mi.
Cilat janë pikat më të rëndësishme të programit tuaj?
Programi im elektoral, në plan të parë, ka ndryshimin. Kjo është pika më e qenësishme e programit tonë. Deri tani janë vënë re fenomene mjaft negative si, mosintegrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, korrupsioni dhe papunësia. Po të pyesësh për të ardhurat e një qytetari, do kuptosh se janë nën minimumin jetik. Gjendja është e mjerueshme dhe kjo situatë duhet të ndryshojë sa më parë, në të mirë të qytetarëve. Kjo është dhe arsyeja që në programin tonë integrimi i Shqipërisë, lufta kundër korrupsionit dhe punësimi janë tre pikat-shtyllë të programit. Por, ky program njerëzve u duhet shpjeguar.
Çfarë u bën të besoni se do të jeni fitues i kësaj zone?
Unë do të përpiqem të fitoj përmes arsyes. Arsyetimi, parashtrimi sa më rigoroz i platformës tonë, është bindja më e mirë. Tashmë, pas 15 vitesh demokraci, njerëzit të kuptojnë mirë, kur lufton për karrige dhe kur përpiqesh vërtet të gjendesh pranë halleve të tyre. Nëse përpiqesh të hedhësh “tullumbace”, ato çahen pa u larguar mirë nga qytetarët. Veç kësaj do të hyj shtëpi më shtëpi, për t’u shpjeguar, gjithnjë përmes arsyes, se si ne do të sjellim ndryshimin. Do të përpiqem të jem bindës për të fituar besimin e tyre dhe për të qenë bashkudhëtar me ta në integrimin e plotë të Shqipërisë. Do të qëndroj larg shout mediatik. Njësoj do të gjendem edhe pranë atyre që nuk kanë votuar. Kam shumë arsye të besoj se ata janë kontigjenti ynë. Dilema e tyre për të votuar ose jo është njerëzore, ndërsa përpjekja ime do të jetë për t’i nxjerrë nga kjo gjendje. Është koha për ndryshim, na duhet të gjithëve të nisemi bashkë, pas një zhgënjimi total.