Hazar: Më kërkuan Interi dhe Milani
Mesfushori më i kërkuar në Europë, Eden Hazar ka deklaruar se atë e kanë kërkuar gjigantët italianë, Interi dhe Milani. “Interi më bëri një ofertë shumë të mirë gjatë verës. Sidoqoftë, kishte pasiguri se kush do të ishte trajneri dhe nëse Shnajder apo Eto’o do të qëndronin. Interi nuk ishte ekipi i vetëm. Milani më bëri po ashtu ofertë. Ata më propozuan të qëndroj në Lilë dhe të hapim biseda serioze në fund të sezonit”, tha Hazar.