E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelsi përgatit ndërrimin Drogba-Kavani

Çelsi raportohet se e sheh sulmuesin e Napolit, Edinson Kavani, si zëvendësim për Didie Drogba. Menaxheri i bluve, Andre Vilas-Boash thotë se ai e ka diskutuar kontratën e re me Drogban, por “Tuttosport” shkruan se portugezi është më i fiksuar për të sjellë Kavanin në Londër si pasues të Drogbas. Ndërkohë shpresat e Çelsit janë rritur për Kavanin javëve të fundit. Hajdutët kishin grabitur shtëpinë e tij në Napoli muajin e kaluar ndërsa ai ishte i grumbulluar me kombëtaren e Uruguajit dhe mungesa e golave, kanë nxitur spekulimet se ai nuk ndihet aspak i qetë në skuadrën napoletane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›