Publikohen 23 kandidatët kryesorë,në listë nuk ka asnjë lojtar italian
Barcelona dominon listën me 8 lojtarë, e ndjekur nga Reali me 5. Nga dy nominime për Junajtid, Bajern dhe Inter. Një për Sitin, Anzhin dhe Santosin
FIFA ka publikuar listën me 23 futbollistë kandidatë për fitimin e trofeut prestigjioz "Topi i Arte". Bie në sy prezenca e 8 futbollistëve të ekipit kampion Europe në fuqi, Barcelona, ku spikat pretendenti Lionel Mesi, i cili do të tentojë të futet në rangun e legjendave, duke fituar për herë të tretë radhazi këtë trofe. Reali i Madridit edhe në garën për "Topin e Artë" ndodhet në disavantazh, për sa i përket rivalitetit me katalanasit. Madrilenët kanë në listë 5 futbollistë të udhëhequr nga Kristano Ronaldo, i cili këtë vit duket në disavantazh të theksuar kundrejt "Pleshtit". Finalistja e edicionit të kaluar në Champions League, Mançester Junajtid paraqitet me dyshen Runi-Nani. Bayerni i Mynihut, një nga ekipet më në formë për momentin në Europë synon të fitoje trofeun e "Topit të Artë" me emra si Bastian Shvajnshtajger-Tomas Muller. Inter i Milanos ka në radhët e tij Uesli Shnajder, Diego Forlan dhe Samuel Eto'o, i cili tashmë luan në Rusi. E veçanta e këtij edicioni është se për herë të parë në këtë trofe në listën e kandidatëve, për fitimin e "Topit të Artë" futet një futbollist, i cili nuk militon në radhët e një ekipi europian. Bëhet fjalë për brazilianin Nejmar, që luan te Santosi në kampionatin brazilian. Për të plotësuar listën prej 23 futbollistëve bëjnë pjesë edhe Luiz Suarez i Liverpulit dhe argjentinasi i Mançester Sitit, Serxho Aguero.
Lista e kandidatëve
Lojtari Skuadra
Eric Abidal Barcelona
Daniel Alves Barcelona
Çesk Fabregas Barcelona
Andres Injesta Barcelona
Lionel Mesi Barcelona
Zherar Pike Barcelona
David Vija Barcelona
Ksavi Hernandez Barcelona
Karim Benzema Real Madrid
Iker Kasijas Real Madrid
Kristiano Ronaldo Real Madrid
Mesut Ozil Real Madrid
Ksabi Alonso Real Madrid
Nani Mançester Junajtid
Uejni Runi Mançester Junajtid
Bastian Shvajnshtaiger Bajern Mynih
Tomas Muler Bajern Mynih
Uesli Shnajder Internacionale
Diego Forlan Internacionale
Luiz Suarez Liverpul
Serxho Aguero Mançester Siti
Samuel Eto'o Anzhi
Nejmar Santos