Ndahet nga jeta Albert, hungarezi “i artë”
Ndahet nga jeta Florian Albert, i vetmi futbollist hungarez që ka fituar “Topin e artë”. Ish-sulmuesi 70-vjeçar u shua në një spital të Budapestit. Ai u shpall futbollisti më i mirë në Europë gjatë vitit 1967 dhe shënoi gjithsej 31 gola në 75 ndeshje me përfaqësuesen hungareze. Alberti ndërroi jetë si pasojë problemeve me zemrën. I lindur fshatin jugor të Hungarisë, Hercegzanto, në shtator të vitit 1941, ai u njoh si “Perandori i futbollit hungarez”. Albert luajti gjatë gjithë karrierës me Ferençvaroshin me të cilin koleksionoi 537 ndeshje dhe 383 gola. Ai fitoi katër herë titullin në Hungari dhe Kupën e Panaireve, pasi mposhtën Juventusin në finale. Shtatlartë dhe elegant me topin, Albert shënoi katër gola në botërorin e vitit 1962 dhe u shpall golashënuesi më i mirë krahas brazilianëve Garinça dhe Vava. Ai u shpall lojtari i ri më i mirë i veprimtarisë. Albert është i katërti fitues i “Topit të Artë” që nuk jeton më pas Stnli Metjus, Lev Jashin dhe Xhorxh Bestit