E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wenger e do Arshavinin

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka përkrahur mesfushorin ofensiv, Andrei Arshavin, duke theksuar se e do rusin.

Arshavin është përballur me kritika të ashpra pas paraqitjeve dëshpëruese gjatë këtij sezoni. Por, Wenger i ka dalë në mbrojtje rusit.

“E dua Arshavinin si njeri dhe si futbollist. Nuk mendoj se tifozët janë shumë kundër tij, në ndeshjen e kaluar me Manchester Unitedin, ata vetëm dëshironin që Chamberlain të qëndronte në lojë”, deklaroi Wenger.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›