Manaj: Zgjedhjet në LDK fillojnë më 10 shtator

Prishtinë, 25 gusht - Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ramë Manaj thotë se zgjedhjet e brendshme në LDK do të përcaktojnë se kush do të jetë në pozitat udhëheqëse të saj. Ai thotë se zgjedhjet në LDK fillojnë më 10 shtator dhe pritet të përfundojnë më 15 nëntor.
Zgjedhjet e paralajmëruara brenda subjektit të dytë më të madh në vend, LDK, pritet të fillojnë në mesin e muajit shtator. Kështu deklaron për Radio Kosova Ramë Manaj, sekretar i përgjithshëm I LDK-së, duke thënë se zgjedhjet pritet të përfundojnë më 15 nëntor, kur edhe pritet të merret vendimi për caktimin e datës për mbajtjen e kuvendit të LDK-së. Sipas Manajt këto zgjedhje do të përcaktojnë se kush do të jetë në pozitat udhëheqëse të saj.
“Zgjedhjet fillojnë me 10 shtator dhe duhet të përfundojnë deri më në nivel të nëndegëve dhe degëve deri më 15 nëntor. Ndërkaq periudha prej 15 deri më 30 nëntor është koha për përgatitjen e Kuvendit të LDK-së. Grupet punuese po punojnë, janë katër sosh. Jemi në përgatitje intensive, synojmë të kemi zgjedhje demokratike, në bazë të garave, dhe të arrijmë fuqizimin e LDK-së, si parti e vlerave” tha Manaj.